Do të rritet buxheti për subvencionimin e inverterëve në Qytetin e Shkupit

Qyteti i Shkupit ka njoftuar që këtë vit do të rritet mbështetja për subvencionimin e inventarëve që do të blihen nga qytetarët e Qytetit të Shkupit, subvencione që jepen tash e disa vjet, transmeton Portalb.mk.

“Për vitin e ardhshëm ndahet rekord i mjeteve buxhetore për subvencionimin e inventarëve. 24 milionë denarë janë ndarë për buxhetin e vitit 2022 për subvencionimin e blerjes së inventarëve. Kjo është shuma më e madhe e mjeteve që janë ndarë”, deklarojnë nga Qyteti  i Shkupit.

Raportohet që dy vitet e kaluara mjetet janë mbuluar nga Qeveria, ndërsa në vitin 2019 janë ndarë nga Qyteti i Shkupit 20 milionë denarë, kurse në vitin 2018 dhjetë milionë denarë.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit në muajin prill ka shpallur thirrje publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e kondicionerëve inverter në vitin 2021, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online.

Këto subvencione ishin pjesë e masave që Qyteti i Shkupit ka siguruar në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin Aksional të Strategjisë së Ndryshimit Klimatik të Qytetit. Sipas hulumtimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesë më të madhe të emetimit të grimcave PM10 dhe PM2.5 ka për shkak të ngrohjes së shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, kryesisht, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së dobët të drurit, mënyrës së ruajtjes së tij dhe përdorimit të stufave të vjetra dhe teknikisht të dëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button