Me shfaqjen e variantit „Omikron”, është vështirë të dallohet në qoftë se keni Kovid-19, grip sezonal apo jeni ftohur

Në qoftë se me variantet tjera të Kovid-19 bëhej dallimi mes këtij virusi dhe gripit sezonal, është thuajse e pamundur që tashmë pacientët të dallojnë në qoftë se janë të infektuar me variantin “Omicron” apo me gripin sezonal, për shkak të simptomeve shumë të ngjashme. Mjeku Mario Jovanoski për Portalb.mk tha se pa marrë parasysh për cilin prej infektimeve bëhet fjalë, masa e parë që duhet të ndërmarrin pacientët është izolimi ndërsa më pas të testohen. Ai shtoi se një valë e re e virusit korona së bashku me atë të gripit sezonal do të përkeqësonin gjendjen e spitaleve në vend, andaj apeloi për respektim të masave, shkruan Portalb.mk.

Më datë 24 dhjetor të këtij viti, prezenca e variantit “Omicron” të virusit SarsCov2 u konfirmua edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi paraprakisht i njëjti ishte konfirmuar në disa prej shteteve fqinje.

Në vendin tonë ky variant u konfirmua në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup, ndërkaq pacienti i cili rezultoi pozitiv kishte ardhur në vend nga Britania e Madhe ndërkaq bëhet fjalë për një riinfeksion, pasi që i njëjti kishte vuajtur paraprakisht këtë sëmundje në janar të vitit 2021.

Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Kovid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron.

Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.

Si të dallojmë në qoftë se bëhet fjalë për grip sezonal apo për variantin “Omicron”?

Sipas mjekut Mario Jovanoski, është shumë e vështirë të përcaktohet në qoftë se bëhet fjalë për grip sezonal apo për këtë variant të virusit korona, ai shtoi se edhe pse ky variant mund të jetë më i lehtë se tjerët, ka potencial shumë më të lartë të shpërndarjes në popullatë.

“Për fat të keq simptomet të cilat shfaqen nga varianti delta, omikron si dhe gripi sezonal janë shpesh herë të ngjashme (të tipit kokëdhimbje, rrjedhje të hundëve, lodhje, fyt i thatë, koll, dridhje), kështu që është e vështirë të përcaktohet se për cilën prej këtyre realisht bëhet fjalë. Kur më pas në formë të shtuar do ti përfshijmë edhe shkaqet e infeksioneve respiratore, analiza më mëtutjeshme nevojiten në mënyrë që të vërtetohet etiologjia e saktë. Ajo që është e sigurt, është se varianti “omikron” ka potencial shumë më të lartë të shpërndarjes në popullatë, edhe pse fotografia klinike nga ky variant duket të jetë më e lehtë se ai i variantit delta” tha mjeku Mario Jovanoski.

Megjithatë, veprimi i parë që duhet të ndërmerret pas shfaqjes të ndonjërës prej simptomeve të lartëpërmendura është izolimi, sipas mjekut Mario Jovanoski, kjo do të parandalonte transmetimin e mëtutjeshëm të këtij virusi i cili mund të jetë fatal për një grup njerëzisht.

“Në çdo rast, për çfarë të bëhet fjalë, izolimi është gjëja e parë dhe masa më e rëndësishe për këta pacientë me qëllim që të ndalohet transmetimi i mëtutjeshëm i virusit. Në pandemi, testimi është indikacioni absolut. Mbajtja e maskës gjithashtu është vërtetuar si një ndër format e rëndësishme për mbrojtje, si nga Sars CoV2, ashtu edhe nga gripi sezonal. Dëshmi e rëndësishme për këtë ishte mbajtja masive e maskave në Kinë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, e cila rezultoi në ulje dramatike të numrit të pacientëve të infektuar me gripin sezonal. Imunizimi kundër gripit te grupet e rrezikuara, gjithsesi që në mënyrë shtesë e ul incidencën e tij në popullat” shtoi Jovanoski.

Përveç kësaj, Jovanoski shtoi se “një valë e re me pacientë me Kovid-19, në kombinim me pacientët e gripit sezonal, padyshim që do të sjellë në dilema diagnostike dhe terapeutike si dhe do të rrit barën e sistemit shëndetësorë në RMV. Gjithësesi, besoj që mbajtja e maskave, vaksinimi dhe rrespektimi i masave do të ndihmojnë që të kemi një dimër stabil”.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Studim në Afrikën Jugore, Danimarkë dhe Mbretërinë e Bashkuar, çfarë thonë të dhënat?

  • Mbrojtja e ofruar nga vaksinat në raport me infeksionin (simptomatik dhe asimptomatik) e shkaktuar nga omikron është 55% (Danimarkë)
  • Tre shtetet me numrin më të madh të rasteve me omikron (Afrika Jugore, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar) vazhdojnë të kenë numër të ulët të vdekjeve megjithë numrin e madh të rasteve me omikron
  • Sipas studimeve nga terreni (Afrikë Jugore, Mbretëri e Bashkuar, Danimarkë) rreziku nga hospitalizimi nga omikroni është
  • 80% më i ulët në raport me variantet tjera, ndërsa 70% më i ulët në raport me deltën (Afrikë Jugore)
  • 68% më i ulët në raport me deltën (Skotlandë)
  • 3X më i ulët në raport me variantet tjera (Danimarkë, por ende e paqartë nëse kjo po ndodh për shkak të moshës të re të infektuarve)
  • 40-45% më i ulët në raport me deltën (Angli)
  • Sa i përket efikasitetit të vaksinave ndaj infeksionit me omikron niveli i mbrojtjes arrin në 55%, ndërsa te delta është 86%.
  • Fatkeqësisht mbrojtja të cilën e ofrojnë vaksinat bie shpejtë, brenda 1-2 muajsh, ndërsa doza përforcuese e kthen nivelin e mbrojtjes ndaj infeksionit në vlerat fillestare (dmth 55%)

Të dhënat e lartëpërmendura janë marrë nga ky, ky dhe ky studim.

Omicron më i lehtë por më ngjitës sesa Delta

dhënat fillestare të dy studimeve të reja në Birtani tregojnë se infektimi me variantin Omicron të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin Delta. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se Omicron është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë Delta

Kryesuesi i një studimi mbi variantin Omicron të koronavirusit në Britani, paralajmëron se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të përballet me mbingarkesë, ndonëse gjetjet tregojnë se infektimi me variantin e ri nuk shkakton sëmundje të rëndë.

Studiuesit nga Kolegji Imperial në Londër thonë se të infektuarit me Omicron kanë 20 për qind më pak shanse që të shkojnë në spital krahasuar me të infektuarit me variantin Delta, dhe 40 për qind më pak që të shtrohen në spital për një ose disa netë.

Gjetjet erdhën pas analizimit të të gjitha rasteve të konfirmuara nga testimet e kryera në Angli në gjysmën e parë të dhjetorit, periudhë kjo kur u identifikuan 56 mijë raste me Omicron dhe 269 mijë me Delta.

Drejtuesi i programit, Paul Elliot, tha se rezultatet e studimit janë inkurajuese. Megjithatë, shqetësuese janë të dhënat se Omicroni është shumë ngjitës.

“Kemi parë shtim të shpejtë të rasteve. Në nivel kombëtar rastet shkojnë deri në 100 mijë. Më shumë raste nënkupton më shumë ngarkesë, sepse edhe nëse një pjesë e vogël e tyre sëmuren rëndë ose shkojnë në spital, kur infeksionet janë të shumta, krijohet mbingarkesë për sistemin shëndetësor”, thotë Paul Elliot.

Një studim tjetër në Skoci, nga shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut dhe ekspertë të tjerë, thotë se rreziku i shtrimit në spital pas infektimit me Omicron është për dy të tretat më i vogël sesa krahasuar me variantin Delta.

Por studimi tregon se gati 24 mijë rastet me Omicron në Skoci ishin kryesisht të rinj të moshës 20 deri 39 vjeç, dhe se shanset që të rinjtë të sëmuren rëndë nga COVID-19 janë më të vogla.

Ekspertët vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi dhe respektimi i masave është arma më e fortë kundër COVID.

“Po shohim shtim të numrit të njerëzve që vaksinohen me dozën e parë. Mendoj se shumë njerëz që besonin tek imuniteti i tufës ose që vetëm prisnin dhe shpresonin, e kanë kuptuar se COVIDI është larg fundit”, thotë doktori Zakir Bukhari.

Megjithatë, duhet theksuar se gjetjet e këtyre dy studimeve ende nuk janë analizuar nga ekspertë të tjerë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button