NTP: Sërish do të funksionojnë disa linja të autobusëve gjatë natës

Nga sot sërish do të funksionojnë linjat e natës të Ndërmarrjes së Transportit Publik-Shkup (NTP), përkatësisht linjat: 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57, 61, 63 dhe 65B, informojnë nga NTP, raporton Portalb.mk.

“Futja e linjave të natës është fillimi i ndryshimeve për transport më të mirë publik që është pjesë e programit të menaxhimit të Ndërmarrjes së Transportit Publik-Shkup dhe Qytetit të Shkupit. Në këtë mënyrë për qytetarët e Shkupit është siguruar transport publik gjatë orëve të natës, gjë që para dy vitesh ishte hequr si opsion nga kryesia e kaluar e qytetit. Linjat e autobusëve 2, 22, 24, 41, 57 dhe 65B do të qarkullojnë çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër do të funksionojë në ditët e fundjavës ose të kombinuara, si dhe gjatë ditëve të festave”, njoftojnë nga NTP.

Orari i linjave të autobusëve është i disponueshëm në faqen e internetit  NTP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button