U hap konkursi për Çmimin “Goce Dellçev”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 15 shkurt të vitit 2022 do të mund të aplikojnë për Çmimin “Goce Dellçev” për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin  „Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut«, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që ky çmim i dedikohet ndonjë libri ose vepre shkencore të publikuar në vitin 2021.

Ky çmim do të ndahet më 4 maj, derisa këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë edhe qytetarët jashtë vendit.

“Të drejtë konkurrimi nuk kanë të arriturat të publikuara në revista profesionale dhe shkencore me impakt faktor, si dhe kapituj dhe pjesë të librave. Individë ose grup autorësh mund të jetë  fitues i çmimit në lëmin e njëjtë vetëm një herë”, njoftojnë nga MASH-i, duke sqaruar që propozime mund të dërgojnë institucionet shkencore, shoqatat tregtare,  shoqatat tjera qytetare dhe qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button