Koronavirusi nuk është marrëzi dhe heqja e maskave nuk do ta zhdukë atë

Një postim në Facebook sugjeron që njerëzit duhet të ndërpresin përdorimin e maskave “për të rikthyer gjithçka në normalitet”, sepse ato qenkan zanafilla e të gjitha marrëzive. Maskat mbrojnë nga transmetimi i koronavirusit dhe këtë gjë e vërtetojnë shumë hulumtime shkencore. Nëse në postim me marrëzi  mendohet për pandeminë që e ka përfshirë botën, atëherë ne themi që aspak nuk është ashtu, shkruan Vërtetmatësi.

Mjafton të mos vini më maska ​​dhe do të shihni se si gjithçka do të kthehet në normalitet. Maskat janë zanafilla e gjithë kësaj marrëzie. Pa themelin gjithçka do të shembet. Ruani dinjitetin dhe vendosni vetë për fytyrën, trupin dhe shëndetin tuaj. Askush nuk mund të jetë përgjegjës për ju, ASKUSH, thuhet në postimin që po analizojmë.

Me shfaqjen e pandemisë me Kovid-19, masa për vendosjen e maskave mbrojtëse është një nga masat e para të miratuara në mbarë botën për të ndaluar përhapjen e virusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë fillimisht rekomandoi që maska ​​të mbanin vetëm të sëmurët dhe përkujdesësit e tyre, por më vonë i ndryshoi rekomandimet e saj si rezultat i hulumtimit të kryer mbi efektivitetin e maskave. Kështu në qershor të vitit 2020, ОBSH i azhurnoi udhëzimet e saj për mbajtjen e maskave mbrojtëse në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe rekomandoi që qeveritë të inkurajojnë popullatën të mbajë maska ​​në vende publike ku ekziston rreziku i transmetimit të koronavirusit.

 “Duke pasur parasysh të dhënat, OBSH-ja këshillon qeveritë që të inkurajojnë popullatën që të mbajë maska ​​në rastet kur është e vështirë të ruhet distanca fizike, si në transportin publik, dyqane dhe në vende të mbyllura dhe të mbushura me njerëz”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus.

Zëdhënësja e OBSH-së Maria van Kerhov deklaroi se kjo organizatë ndërkombëtare i këshillon autoritetet që t’i inkurajojnë njerëzit të mbajnë maska ​​në publik.

Ne i këshillojmë qeveritë që të inkurajojnë popullatën të mbajë maska. Konkretisht, le të mbajnë maska ​​pëlhure, domethënë maska ​​​​jo mjekësore. Tani kemi rezultate nga hulumtimet e realizuara. Tani kemi dëshmi që nëse maskat përdoren siç duhet, ato mund të jenë një pengesë për spërklat infektive”, tha Kerhov në një intervistë për Reuters, të transmetuar edhe nga Deutsche Welle.

Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) më 12 mars të vitit 2021 publikoi një studim që analizon efektivitetin e mbajtjes së maskave. Hulumtimi nxorri në pah se vendet që vendosën masa të detyrueshme për mbajtjen e maskave kanë një shkallë më të ulët të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve nga Kovid-19.

Në faqen e saj zyrtare CDC ka publikuar „Udhëzuesin për mbajtjen e maskave“, ku mund të lexoni se si të zgjidhni, mbani, pastroni dhe ruani maskat siç duhet.

Me ardhjen e variantit më të fundit të virusit Omikron, thirrjet për mbatjejn e maskave janë intensifikuar, sepse sipas ekspertëve, ky lloj po përhapet me një ritëm të paparë. Këtë e theksoi ОBSH e cila bëri thirrje për mbajtjen e maskave, mirëmbajtjen e higjienës dhe ruatjen e distancës.

Nuk bëhet fjalë për vaksina në vend të maskave, distancimit, ajrosjes dhe higjienës së duarve. Bëjini që të gjitha. Bëjini vazhdimisht dhe bëjini mirë“, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus

Të sugjerosh të mos mbahen maskat ​​sepse koronavirusi është vetëm një marrëzi është diçka shumë e papërgjegjshme. Koronavirusi nuk është aspak një marrëzi. Virusi ka infektuar miliona njerëz në mbarë botën dhe ka marrë mijëra jetë. Varianti i ri Omikron rrezikon të bëhet dominant shumë shpejt dhe për këtë arsye duhet të respektohen të gjitha masat mbrojtëse. Maskat nuk janë zanafilla e koronavirusit dhe heqja e tyre në asnjë mënyrë nuk do ta ndalojë pandeminë, por vetëm do ta përshkallëzojë atë edhe më shumë. Prandaj, për postimin që po e recenzojmë mund të themi se është i pavërtetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button