Sot do të mblidhet Komiteti Qëndror i LSDM-së, priten vendime për kryesinë e re të partisë

Sot do të mblidhet Komiteti Qendror i LSDM-së, që do të jetë seanca e parë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë Dimitar Kovaçevski, dhe në të cilin pritet të konfirmohet edhe për mandatar për formimin e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

Pritjet janë që Komiteti Qendror të zgjedhë kryesinë e re të partisë, që do të nënkuptonte përbërje të re të Këshillit Ekzekutiv, si dhe nënkryetarë dhe sekretarë të rinj të partisë, me propozim të pasardhësit të Zoran Zaevit.

Kovaçevski më herët njoftoi se do të zgjedhë anëtarë të rinj në përbërjen aktuale të Komitetit Qendror, si mundësi që ia lejon Statuti i partisë. Për sekretar të përgjithshëm të partisë pritet të emërohet Mile Zeçeviq, kurse nënkryetarja Sanja Llukarevska, nga ana tjetër, pritet që ta mbajë atë funksion. Ditët e fundit në opinion është spekuluar për emrat që do të hyjnë në Komitetin Ekzekutiv, si dhe ata që do të marrin vendet e nënkryetareve, por se a do të konfirmohen, do të dihet pas seancës së sotme në selinë e partisë.

Gjatë  javës, gjithashtu, presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia japë Kovaçevskit mandatin për formimin e qeverisë. Në një intervistë për Kanal 5 javën e kaluar, ai tha se priste letër nga ndonjë parti që ka shumicë, përmes së cilës do t’i bëhej e ditur edhe zyrtarisht se kush është mandatari i ri. Dorëzimin e mandatit ai e paralajmëroi për nesër ose pasnesër, pas së cilës do të fillojë afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button