Vdiq ish-presidenti grek Karolos Papoulias

Ish-presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore AMNA të Greqisë, Papoulias ka kryer detyrën e presidentit për 10 vite.

Papoulias ka lindur në Janinë (Ioannina) dhe pas përfundimit të Fakultetit të Drejtësisë në Athinë kreu studimet master për të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Milanos.

Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin e Këlnit, Papoulias u kyç në politikë në vitin 1974 duke iu bashkuar PASOK-ut, partisë që qendrës së majtë të Greqisë.

Gjatë karrierës politike, Papoulias ka kryer detyra në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa në periudhën 2005-2015 ai ka ushtruar detyrën e presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button