Netë me qirinj

Shkruan: Mimoza Zymeri

Këto nuk janë netë speciale
që dikur i ndiznim qirinjtë,
por netë të zakonëshme
sot në çdo shtëpi.

Sa netë tashmë u bënë
që jem në errësirë,
në dhjetorin e ftohtë pa ngrohje
të zhytun në mëshirë.

Kujt sot t’i vëmë faj
a thu kujt me i’u drejtu??
A ndoshta më mirë të heshtim
e t’rrim si gjithnjë t’ngujun.

Vendi nuk faj
por njerëzit n’krye t’saj..
Padrejtësitë që ata i bënë këtij vendi
një popull të tërë e vranë.

Po e ndezë edhe një qiri..
Me shpresë që nesër
të bëhet mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button