Ushtria izraelite plagosi 43 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë plagosën 43 persona prej të cilëve 8 me plumba të vërtetë dhe 35 me plumba plastikë në ndërhyrjen e tyre ndaj palestinezëve që protestuan kundër thirrjes për marshim nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes nga kolonët hebrenj për të kryer marshim në njësinë e vendbanimit Homesh në afërsi të qytetit Nablus të zbrazur në vitin 2005, një numër i madh i palestinezëve u mblodhën në hyrje të fshatit Burqa të Nablusit. Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve duke përdorur plumba të vërtetë dhe plastikë si dhe gaz lotsjellës.

Zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Ahmad Jibril tha për AA se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë kryer ndërhyrjen e parë për trajtimin e 8 palestinezëve të plagosur me plumba të vërtetë ndërsa një palestinez i plagosur në gjoks është në gjendje të rëndë.

Jibril shtoi se edhe 35 palestinezë janë plagosur me plumba plastikë dhe se një prej tyre i goditur në fytyrë është dërguar në spitalin Rafidia.

Në ngjarje 95 persona kanë kaluar rrezikun e mbytjes për shkak të gazit lotsjellës, tha Jibril duke theksuar se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë transportuar në spitalin Rafidia një grua shtatzënë e cila u prek nga gazi.

Ndërsa Këshilli për Luftën kundër Murit të Ndarjes dhe Njësive të Vendbanimeve Hebreje i lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës në një deklaratë nga llogaria e tij në Facebook njoftoi se është anuluar marshimi në fjalë i kolonëve hebrenj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button