ASH sot mbajti Kuvendin Qendror

Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup mbajti Kuvendin Qendror ku u prezantua raporti i zgjedhjeve lokale i përpiluar nga komisioni i formuar paraprakisht, si dhe raportet e degëve, transmeton Portalb.mk.

“Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi për organizimin e Kongresit të dytë të Aleancës për Shqiptarët që do të mbahet më 27 Mars,  2022. Për këtë qëllim u formua edhe një komision që do të përbëhet nga deputetët aktual, kryetarët e komunave, kryetarët e Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) dhe Asamblesë së Gruas si dhe nga tre anëtarë nga këto dy organe partiake”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Gjatë fjalimit para delegatëve, si dhe në deklaratën e dhënë për media, kryetari Ziadin Sela, bëri thirrje për angazhim të mëtejmë në forcimin dhe zgjerimin e partisë edhe me kuadro të reja që janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshim në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button