Studim: Gjeneratës Z dhe Mijëvjeçarëve më shumë u interesojnë “memet” se filmat

Nëse do t’ju kërkonim të mendonit për një “moment të kulturës pop”, çfarë do juvinte në mendje? Një publikim filmi, një ngjarje sportive apo nisja e një serie të re televizive? Derisa shijet e Mijëvjeçarëve (Millennials) janë të ndryshme nga ato të Gjeneratës Z, të dy brezat dakordohen që momentet për të cilat ata janë më të interesuar përfshijnë rrjetet sociale, memet dhe videot virale, shkruan News 18, transmeton Portalb.mk.

Për ta qartësuar për opinionin, Mijëvjeçarët janë personat e lindur midis viteve 1980 dhe 1995. Ndërsa Gjenerata Z janë personat e lindur midis 1996 dhe fillimit të mesit të viteve 2000.

Cila është formula magjike për të tërhequr Gjeneratën Z dhe Mijëvjeçarët?

Sipas një studimi të kryer nga YPulse në tetor, e 1,450 njerëz të moshës 13 deri në 39 vjeç në Amerikën e Veriut, memet dhe videot virale tani janë momentet e kulturës pop për të cilat këta breza të rinj kujdesen më shumë, më shumë se publikimet e filmave apo ngjarjet sportive.

Rreth 55% e të anketuarve të Gjeneratës Z thonë se brezi i tyre kujdeset për videot virale dhe memet në rrjetet sociale, ndërsa 48% e Mijëvjeçarëve mendojnë të njëjtën gjë.

Muzika vjen në vendin e dytë, me një album të ri ose publikim kënge me 48% për Gjeneratën Z dhe 38% për Mijëvjeçarët.

Së fundi, bota e videolojërave vjen në vendin e tretë, me 48% të Gjeneratës Z dhe 33% të Mijëvjeçarëve që thonë se gjenerata e tyre është e interesuar për publikimet e reja të lojërave video.

Përdorimi i memeve ka shpërthyer në rrjetet sociale që nga pandemia Covid-19. Një fenomen i shpjeguar nga Shoqata Psikologjike Amerikane në një studim që thekson se sa memet mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe rritjen e besimit të njerëzve në aftësinë e tyre për të përballuar pandeminë.

Përveçse janë një burim ngushëllimi ose që shërbejnë si një shpëtim në këto kohë të zymta, memet dhe videot virale përdoren gjithashtu nga të rinjtë për të qenë në rrjedha me ngjarjet aktuale në internet dhe në botën e kulturës pop.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button