Elektranat e Maqedonisë do të kursejnë, një pjesë e punonjësve në pushim të detyruar

Sh.A “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EVM) do të dërgojë në pushim të detyruar disa nga punonjësit e saj  për shkak të masave të reja shtrënguese që ka vendosur, të cilat i referohen uljen e kostove në kushte të krizës energjetike, transmeton Portalb.mk.

Siç thonë nga atje, masat kanë për qëllim uljen e harxhimeve joproduktive dhe realizimin e procesit të prodhimit, duke investuar më pak burime materiale dhe njerëzore.

“Për këto arsye, në rrjedhë është procedura për përcaktimin e vendeve të punës që nuk janë të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike në një periudhë të caktuar kohore. Kryerësit e këtyre vendeve të punës do të dërgohen në pushim të detyrueshëm jo më gjatë se tre muaj, në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet pune, me pagesë prej 70 për qind të pagës”, informuan SHA EMV.

Siç theksojnë nga kompania, janë ulur ose ndërprerë plotësisht të gjitha harxhimet tjera të cilat nuk janë rreptësisht të lidhura me prodhimin e energjisë elektrike, si sponsorizimet, përfaqësimet dhe udhëtimet e zyrtare.

“Pagesa e orëve jashtë orarit zvogëlohet në minimumin e nevojshëm, ndërsa mëditja ligjore për udhëtim paguhet përgjysmë. Është ndërprerë prokurimi i veturave, përveç automjeteve të nevojshme për procesin e prodhimit, ndërsa përdorimi i automjeteve të udhëtarëve është racionalizuar plotësisht dhe rreptësisht”, theksojnë SHA EMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button