fbpx

Zjarret e verës që lam pas janë më të mëdhatë në dekadën e fundit, përfshinë mbi 11.000 hektarë pyje (Infografik)

Zjarret pyjore që goditën Maqedoninë verën që lam pas janë më të mëdhatë në dekadën e fundit. Në vetëm katër muaj, nga qershori deri në shtator 2021, janë shënuar 142 zjarre pyjore që kanë prekur 11.420 hektarë sipërfaqe pyjore, tregojnë të dhënat Entit Shtetëror të Statistikave, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të përmasave të kastrofave të ndodhura, EShS së bashku me NP Pyjet Kombëtare kanë kryer hulumtim shtesë statistikor për zjarret në pyje këtë verë, ku theksohet se zjarret në pyje në vetëm katër muaj kanë shkaktuar dëme materiale që vlerësohen në mbi 37.6 milionë euro.

Infografik zjarret

Duke parë pas ndër vite, në vitin 2012 zjarret përfshinë pjesën më të madhe të sipërfaqes pyjore, kur u dogjën drunj dhe bimësi tjetër që përfshinin 19.312 hektarë. Sidoqoftë, duhet theksuar se statistikat e 10 viteve më parë i referohen periudhës 12 mujore, ndërsa për këtë vit mbulojnë vetëm muajt qershor-shtator.

Në zjarret pyjore verën e kaluar u dogj një masë drusore në pyje në masën 482.106 metra kub. Katastrofa preku më së shumti pyjet me plantacione të përziera, ku u dogjën 5964 hektarë. Flakët shkatërruan edhe 3448 hektarë pyll gjetherënës, 1158 hektarë pyll halorë dhe 850 hektarë bimësi tokësore.

“Nga dëmet totale nga zjarret, më së shumti janë prekur pyjet me plantacione të përziera, që është 52,2 për qind, pyjet gjetherënëse me 30,2 për qind, halorët me 10,1 për qind, ndërsa bimësia tokësore me 7,4 për qind”, thuhet në njoftimin e Entit Shtetëror të Statistikave

Ajo që duhet të llogaritet shtesë janë emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga zjarret në pyje gjatë verës së kaluar, të cilat pothuajse me siguri do ta renditin sektorin e Pyjeve në vitin 2021 si një nga shkaqet më të mëdha të ndryshimeve klimatike në vend. Sa për krahasim, në vitin 2000, periudhë kur në vend u vërejtën edhe zjarre të mëdha pyjore, në atmosferë u lëshuan më shumë se 10.441 gigagram ekuivalent të dioksidit të karbonit.

Ndryshe, sektori i Pylltarisë është një nga sektorët më të prekur nga ndryshimet klimatike. Rritja e temperaturave mesatare të ajrit ndikon negativisht në zhvillimin e vetë drunjve, ndërsa periudhat e thata dhe erërat e forta janë një nga shkaqet kryesore të zjarreve në pyje, të cilat janë veçanërisht aktuale në verë.

Në të kundërt, nëse mbrojmë pyjet nga zjarret dhe shkatërrimi i tyre, atëherë pikërisht drunjtë e mbjellur mund të ndihmojnë në uljen e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike në jetën tonë, sepse ato thithin gazrat serrë të çliruar në atmosferë.

Që të tejkalohen dëmet e shkaktuara nga zjarret në pyje, Qeveria e RMV-së dhe NP Pyjet Kombëtare, në vjeshtë nisën një program emergjent për riparimin e dëmeve. Tashmë ka nisur pyllëzimi i disa prej zonave të prekura nga zjarret, edhe pse NP Pyjet Kombëtare sqaroi se pyllëzimi i të gjithë sipërfaqeve të djegura do të zgjasë të paktën dy vjet.

Sidoqoftë, për rritjen e sipërfaqeve me hektarë me drunj të rinj duhen burime financiare, të cilat do të duhet t’i akordojë shteti nga buxheti kombëtar, por edhe pushteti lokal, kompanitë dhe qytetarët, nëse si shoqëri jemi të interesuar për rigjallërimin e pyjeve të shkatërruara.

Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” vitin e ardhshëm planifikon të pyllëzojë sipërfaqe prej rreth 500 hektarësh, ndërsa në vend është planifikuar të mbillen nga 2000 deri në 2500 fidane për hektar. Kjo është në kuadër të mesatares për 10 vitet e fundit, kurse Portalb.mk dhe Meta.mk tashmë ka shkruar se përfshirja e komunave do të jetë kyçe për rritjen e vëllimit të sipërfaqeve të pyllëzuara në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button