U arrestua 25 vjeçari nga Tetova pasi u kap me mijëra pajisje piroteknike

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 25 vjeçarin pasi u kap me 5 mijë mjete piroteknike, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SP Tetovë gjatë masave në kuadër të planit për zbardhjen e personave që shesin mjete piroteknike, në sheshin e Tetovës u arrestua 25 vjeçari R.Sh. nga Tetova”, njoftojnë nga Policia.

Ai u arrestua gjatë shitjes së mjeteve piroteknike, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal, sikurse edhe ndaj 55 vjeçarit Z.R. nga Lozova te i cili janë gjetur sot 3 mijë mjete piroteknike.

Ndryshe, ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobiten gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari.

Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose materieve shpërthyese:

  • Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
  • Nëse lënda e veprës nga paragrafi 1 është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose materieve shpërthyese që qytetarëve u është ndaluar, kryesi dënohet me së paku pesë vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button