Ligji për legalizim kaloi në Qeveri dhe shkoi në Kuvend, Boçvarski: Nuk do të legalizohen ndërtime pa leje në zona të mbrojtura

Ligji i ri për legalizim të objekteve pa leje ka kaluar në Qeveri dhe tashmë është dorëzuar në shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Siç tha në konferencën e sotme për media ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ky ligj është i ndryshëm nga ai paraprak për të cilin reagoi opinioni, transmeton Portalb.mk.

Në propozim – ligjin, subjekt i legalizimit do të jenë objektet që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme deri në 1 janar 2021. Nuk do të mund të legalizohen ndërtimet e paligjshme në kufirin e rajonit të Ohrit, ndërsa për të cilat është vërtetuar se nuk janë në pajtueshme me planin për menaxhim me Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, në kufirin e zonave të mbrojtura edhe atë zonë për mbrojtje rigoroze dhe zonë për menaxhim aktiv, objekte të ndërtuara në tërësinë monumentale të qytetit të vjetër të Ohrit, si dhe objekte të ndërtuara në zonën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore të patundshme. Po ashtu, nuk do të mund të legalizohen objektet pa leje të ndërtuara në rrugë dhe në zona në të cilat me planet urbanistike është i parashikuar ndërtimi i objekteve të interesit publik të vërtetuar me ligj.

“Nuk do të mund të legalizohen ndërtesa si dhe zgjerimet dhe mbindërtimet e ndërtesave A2, të gjitha llojet e objekteve të përkohshme si pishina apo garazhe, të gjitha llojet me pajisje urbane, objekte ndihmëse të cilat janë në funksion të një objekti tjetër dhe një kërkues do të mund të legalizojë vetëm një objekt”, tha ministri.

Për legalizim nuk do të paguhet si deri më tani nga një euro për metër katror por për objekt me sipërfaqe deri në 80 metër katror vlera e kompensimit rritet për 50 përqind, si dënim për ndërtim të paligjshëm, për objekt me sipërfaqe mbi 80 metra katrorë vlera e kompensimit rritet për 100 përqind.

“E rrisim përfshirjen e qytetarëve dhe target grupeve që nuk do të paguajnë kompensim për legalizimin e një objekti të ndërtuar pa leje, ndërsa me atë iu dalim në ndihmë personave të rrezikuar social dhe qytetarëve me të ardhura deri në 180 mijë denarë neto në vjet, em atë që këto kategori të qytetarëve do të lirohen nga kompensimi i legalizimit. Ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjidhjen e statusit juridik të një numri të madh të projekteve infrastrukturore në shtet, rrjeteve elektronike të komunikimit dhe kanalizimit kabllovik, përmes procedurës më të thjeshtë të cilën do të udhëheq Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive”, tha Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button