RMV, Fondacioni Metamorfozis filloi me implementimin e iniciativës “Biseda për privatësi”

Në kuadër të programit “Të drejtat e njeriut në internet”, Fondacioni Metamorfozis filloi me implementimin e iniciativës “Biseda për privatësi”, informuan nga ky fondacion, transmeton Portalb.mk.

“Biseda për privatësinë” unifikon përfaqësues të opinionit të përgjithshëm, zyrtarë publik, organizata qytetare, gazetarë, mësimdhënës dhe individë të tjerë të interesuar nga i gjithë vendi që të diskutojnë rreth trendëve aktuale dhe sfidave nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale. Ky rrjet joformale tashmë numëron më shumë se 70 anëtarë, ndërsa numri rritet vazhdimisht.

Aktiviteti i parë i “Biseda për privatësi” u mbajt më 21.12.2021, ndërsa anëtarët e rrjetit kanë mundësi të flasin për mbrojtjen e të dhënave persona gjatë shfrytëzimit të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të tjera të “telefonave të mençur” me mysafir ekspert nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në periudhën që vijon, Fondacioni Metamorfozis do të vazhdojë me organizimin e takimeve për anëtarët e rrjetit në të cilat do të marrin pjesë edhe ekspertëve që do ta ndajnë perspektivën e tyre dhe përvojën për tema të ndryshme nga mbrojtja e të dhënave personale.

Po ashtu, nga iniciative pritet të sigurohet edhe platformë për veprim të përbashkët të anëtarëve dhe përfaqësimi para bartësve të vendimeve dhe palëve të tjera të prekura për avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut.

Me anëtarët e iniciativës “Biseda për privatësi” rregullisht do të ndahen rezultate nga të gjtiha hulumtimet dhe analizat që i zbaton Fondacioni Metamorfozis, ndërsa lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale.

Iniciativa “Biseda për privatësi” zbatohet në kuadër të projektit “Mbrojtje teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtim i ekosistemit inkluziv digjitale”, të mbështetur nga ABA ROLLI. Në kuadër të projektit, është e parashikuar identifikim i shërbimeve digjitale publike dhe vlerësim i pajtueshmërisë së tyre me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, zbatim i trajnimeve për përfaqësues të organizatave qytetare, gazetarë dhe oficerë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe sigurimi i mbështetjes mentoruese për institucionet për harmonizim me rregulloret relevante.

Ftesa për kyçje në iniciativën “Biseda për privatësi” është ende e hapur, ndërsa nga Fondacioni Metamorfozis thonë se është i mirëseardhur çdokush i cili ka interes të sinqertë në këtë fushë. Aplikimi për kyçje mund të gjendet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button