Shkencëtarët paralajmërojnë: Akullnajat në Himalaje po shkrihen shumë shpejtë!

Akullnajat në Himalajet po tkurren shumë më shpejtë se akullnajat në pjesë të tjera të botës. Sipas një studimi të ri, kjo mund të ndikojë keq në furnizimin e ujit të miliona njerëzve në Azi, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk.

Ky studim është i udhëhequr nga shkenctarët e Universitetit Leeds. Shkenctarët zbuluan se në dekadat e fundit akullnajat e Himalajeve kanë humbur akullin 10 herë më shpejtë krahasur me Epokën  e Vogël të Akullit, në periudhën para 400-700 viteve më pare.

Shkrirja e akullit po ndodh kaq shpejtë, saqë ekipi hulumtues e përshkroi  si “të jashtëzakonshme”.

Studiuesit rindërtuan shtrirjen dhe përmbajtjen e akullit të 14798 akullnajave të Himalajeve për të zbuluar se sa të mëdha ishin ato gjatë Epokës së Vogël të Akullit. Sipas këtij modeli që ata përpiluan, erdhën në përfundim që akullnajat që shohim sot kanë humbur rreth 40 për qind të sipërfaqes së tyre, duke u zvogëluar 28,000 kilometra katrorë në rreth 19,600 kilometra katror.

Gjatë kësaj periudhe, ata besohet se kanë humbur deri në 586 km në kubik akulli, i cili është ekuivalenti I akujve që gjenden sot në Alpet e Europës Qendrore, Kaukaz dhe Skandinavi.

“Gjetjet tona tregojnë qartë se akulli tani po humbet nga akullnajat e Himalajeve me një shkallë që është të paktën 10 herë më e lartë se mesatarja. Kjo ka filluar të vërehet brenda disa dekadave të fundit dhe kjo rrjedh si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.tha Dr Jonathan Carrivick, një nga autorët e studimit dhe nënkryetari i Shkollës Gjeografike të Universitetit të Leeds.

Studiuesit paralajmëruan se përshpejtimi i shkrirjes së akullnajave të Himalajeve ka ndikime të keq. Pasi qindra miliona njerëz  varen nga sistemet kryesore të lumenjve të Azisë për ushqim dhe energji.

Këta lumenj janë Brahmaputra, Ganges dhe Indus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button