Sasho Mijallkov do të lirohet nga paraburgimi me garanci prej 11 milionë eurove

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të lirohet nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar, transmeton Portalb.mk.

Ai do të lirohet pasi Gjykata e Apelit e pranoi garancinë prej 11.106.501 euro. Ankesa e tij është pranuar dhe vendimi për paraburgim është lehtësuar me pranimin e garancisë së pronës.

Mijallkov do të lirohet nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative me vendosjen në hipotekë të pronës që është ofruar si garanci. Që të ndalohet arratisja, gjykatësit i kanë caktuar masa të kujdesit, me të cilat do t’i merret pasaporta dhe ka për obligim të paraqitet në gjykatë.

Në pranverë, Këshilli Penal në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion e refuzoi garancinë e ofruar me të cilën u pajtua prokuroria, me arsyetimin se ekzistojnë ende arsyet për të cilat ishte përcaktuar masa paraburgim, mes të cilave edhe rreziku për arrati. Prokuroria, vlerësoi se garancia është e pranueshme që të sigurohet prezenca e të akuzuarit deri në dhënien e formës së prerë të aktgjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button