fbpx

E ri përsërisim: KOVID-19 nuk është skenar i trilluar

Në rrjetet sociale vazhdon të ushqehet pretendimi se KOVID19 është një skenar i trilluar dhe se nuk bëhet fjalë për një sëmundje reale virusale. Një ndër format që përhapet ky konspiracion është duke cituar një shkencëtare kineze e cila pohon pretendimet e lartpërmendura. Megjithatë, emri shkencëtares në fjalë është i njohur për qarqet akademike shkencore si një person kontrovers e financuar nga burime të dyshimta. Komuniteti global i shkencëtarëve ka hedhur poshtë pretendimet se KOVID19 është një skenar i trilluar, shkruan Portalb.mk.  

Përmbajtja që recensojmë mban titullin: Na habiti gjithe Mjekja kineze, Mjaft me Ko vidi gjithcka ishte nje skeenar i cili ju.. Në fakt, kjo përmbajtje është shpërndarë edhe më herët në rrjetet sociale dhe kohë pas kohë ri-aktualizohet nga qarqet konspirative ose nga portale jo-profesionale që kanë për qëllim grumbullimin e sa më shumë klikimeve me tituj dhe përmbajtje sensacionale. Edhe pse pretendimet e rrejshme të kësaj përmbajtje janë demistifikuar nga Vërtetmatësi.mk dhe postimet janë fshirë nga rrjetet sociale, ky konspiracion vazhdon të ushqehet online duke u ri-publikuar nga adresa tjera në internet.  Ditëve të fundit përmbajtja në fjalë u publikua nga një faqe në rrjetin social “Facebook”, me titull “Rubikon“. Brenda pak kohësh postimi është shpërndarë rreth 100 herë nga përdorues tjerë në “Facebook” dhe ka grumbulluar mbi 250 komente. Në një numër të madh të komenteve vërehet gjuha e ashpër urrejtje për mjekët dhe infermierët, Organizatën Botërore të Shëndetësisë si dhe për Kinën dhe popullin kinez.

Në përmbajtjen që recensojmë pretendohet se “Përmbajtja pretendon se një shkencëtare kineze me emrin Li Meng Yan ka zbuluar se Koronavirusi është prodhuar në laborator. Megjithatë këtij pretendimi nuk i është bashkangjitur asnjë fakt shtesë ose të dhëna shkencore të cilat do e mbështesnin këtë teori”.

Kush është shkencëtarja kineze Li Meng Yan?

Li Meng Yan njihet në opinionin botëror për publikimet dhe intervistat që pretendojnë se SARS-CoV-2 është krijuar në një laborator të qeverisë kineze. Këto botime janë kritikuar ashpër gjerësisht nga komuniteti shkencor.

Nga shtatori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, Yan shkroi një seri prej katër punimesh hulumtuese  preliminare, ku argumenton se SARS-CoV-2 nuk u shfaq natyrshëm por përkundrazi u prodhua në një laborator. Hulumtimet  (të cilat nuk iu nënshtruan një procesi rishikimi shkencor) u postuan në platformën Zenodo, një hapësirë virtuale me qasje të hapur ku çdokush mund të postojë kërkimet e tij.

Yan deklaroi se provat e inxhinierisë gjenetike u censuruan në revistat shkencore, gjoja si pjesë e “një komploti për të shtypur informacionin mbi këtë temë”. Megjithatë, shkencëtarë të tjerë nëpër botë kundërshtuan vlefshmërinë e hulumtimeve të Yan, bazuar në metodat e dobëta hulumtuese, fshehjen e financimit të hulumtimeve, përdorimin e pseudonimeve për bashkë-autorët në katër punimet hulumtuese. Komuniteti i shkencëtarëve gjithashtu zbuloi se punimet kurrë nuk ishin dorëzuar ndonjë revistë shkencore për shqyrtim. Virologët vlerësuan se punimet e Yan janë “jo-shkencore”, “shkencë të hedhurinave” dhe u shkruan për të përhapur “propagandë politike”.

Nga kërkimet mbi vërtetësinë e teorisë së Yan doli në pah se ajo është mbështetur nga një organizatë politike e lidhur me Steve Bannon, ish-strateg i Donald Trump, organizatë e cila asnjëherë më parë nuk kishte publikuar hulumtime shkencore apo mjekësore. Fshehja e burimit financiar të hulumtimit u përshkrua si një gabim në transparencën etike nga Dr. Adam Lauring, veçanërisht kur boton “ato që në thelb janë teori konspirative që nuk janë të bazuara në fakt”.

Një mbështetës tjetër i Yan rezulton të jetë miliarderi kinez Guo Wengui, i cili është një armik i qeverisë kineze dhe nga viti 2018 jeton në SHBA.

Në prill të vitit 2020, Yan u arratis në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave amerikane Yan nuk u arratis nga Kina por ishte një lojë e Steve Bannon dhe Guo Wengui, të cilët kishin për qëllim rritjen e ndjenjave anti-kineze, për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga tema se si administrata Trump po përballej me pandeminë COVID-19 dhe nga ana tjetër për të ndikuar në rrëzimin e qeverisë kineze. Mediat amerikane raportuan se Guo dhe Bannon organizuan që Yan të fluturonte në klasin e parë nga Kina në Shtetet e Bashkuara, i siguruan strehim, e stërvitën atë në paraqitjet në media dhe organizuan intervista për të me prezantuesit konservatorë të mediave si Lou Dobbs dhe Tucker Carlson.

Burimi i informacionit: The Washington Post

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button