Nxënësit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të marrin paratë nëse kanë blerë instrumente muzikore  

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që studentet dhe nxënësit kanë mundësi të kthejnë mjetet financiare që i kanë shpenzuar gjatë blerjes së ndonjë instrumentit muzikor gjatë këtij viti 2021/2022, transmeton Portalb.mk.

“Ministria bën kthimin e 75 përqind e pagesës së instrumenteve muzikore, por jo më shumë se 100 mijë denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen plane e programe për artin muzikor”, deklarojnë nga Ministria, duke sqaruar që do të financohen edhe 25 instrumente të tilla edhe për studentët e muzikës.

Nxënësit duhet të kenë sukses së paku shumë mirë, studentët së paku 8.00, dhe disa kushte tjera të përshkruara në Konkurs, mundësi që duhet të shfrytëzohet deri më 18 shkurt të vitit 2022 përmes adresës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button