RMV, specializantët privat nga muaji janar do të marrin kompensim

Specializantët privat që filluan me specializim nga shtatori i vitit 2021, do të fillojë t’u paguhet kompensimi mujor nga janari i vitit 2022, informuan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Përveç kësaj, do t’u paguhet edhe kompensimet e mbetura mujore, përkatësisht nga shtatori deri në fund të vitit 2021. Për herë të parë, duke filluar nga viti 2018, specializantët privat për punën e tyre marrin kompensim mujor në vlerë me pagën mesatare të mjekut të përgjithshëm. Paraprakisht, specializantët privat, gjatë kohës së specializimit kanë punuar pa pagesë. Përpos kompensimit mujor, nga viti 2021, specializantëve privat u paguhet edhe sigurimi shëndetësor dhe u janë paguar kujdestaritë”, thonë nga MSH.

Në fund të muajit maj të këtij viti, ministri i Shëndetësi kumtoi se është arritur marrëveshje me specializantët privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button