Gjermania, Greqia dhe Austria me kovid-protokolle të reja për shtetasit e RMV-së

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më kovid “zonë e rrezikut” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut u lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermani. Megjithatë, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, edhe më tej do të duhet të paraqesin vërtetim për test negativ ose vërtetim se personi e ka kaluar virusin kovid-19 ose certificatë për vaksinim të plotë, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç gjatë hyrjes në Greqi, përveç certifikatës së vaksinimit ose asaj të kalimit të sëmundjes, duhet të paraqesin certifikatë të rezultatit negativ të testit PCR (jo më të vjetër se 72 orë) ose certifikatë të rezultatit negativ të testit të shpejtë (jo më të vjetër se 24 orë).

Gjatë hyrjes në Republikën e Austrisë, të gjithë personat duhet të paraqesin certifikatë të vaksinimit të plotë, ose dëshmi të dozës përforcuese ose dëshmi të kalimit të sëmundjes Kovid 19 (jo më të vjetër se 6 muaj), së bashku me një test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë). Në këto raste nuk zbatohet masa e karantinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button