fbpx

RMV, thirrje publike për pjesëmarrje të studentëve në programin për menaxherë të rinj dhe liderë biznesi

Në bashkëpunim me presidentin Stevo Pendarovski, Këshilli i investitorëve të huaj do të zbatojë një program për menaxherë të rinj dhe liderë biznesi, i cili do të zbatohet nga janari deri në maj të vitit 2022, transmton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij programi është që më shumë se 30 të rinj dhe ambicioz nga Maqedonia e Veriut, përmes një sërë trajnimesh domethënëse të fitojnë aftësi dhe njohuri konkurruese që do t’i çojnë në sfida të reja profesionale.

“Trajnimet do të zhvillohen në 18 kompani që do të përfshihen në program, dhe janë anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj, edhe atë: EVN Maqedoni, Kostal Maqedoni, Makstil, Xhonson Meti, Liberty Steel, Komfi Angel, Van Hool, Birraria Shkupi, Amphenol Technologies Macedonia, Rontis, Kromberg dhe Schubert, Telekomi i Maqedonisë, Sparkasse Bank, Turmak (Xhevahir Group), Cementaria Usje , Baumer, IuteCredit dhe Porsche Maqedoni”, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Në program mund të marrin pjesë studentë që janë në vitin e fundit të studimeve deridiplomike, studentë të diplomuar, si dhe studentë të masterit dhe doktoraturës në institucionet e arsimit të lartë në fusha shkencore me të cilat merren kompanitë e përfshira në këtë program. Aplikantët duhet të jenë deri 29 vjeç.

Të gjithë studentët e interesuar mund të paraqiten në www.fic.mk më së voni deri më 10 janar 2022.

Më shumë detaje rreth programit për menaxherë të rinj dhe liderë biznesi mund të merren nga personat vijues:

Pranvera Imeri- p.imeri@president.mk dhe

Vllatko Stojanovski – vlatko@mchamber.mk, 02/3244-004

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button