“Ballkani i Hapur”: Zaev dhe Kovaçevski u pritën në Elbasan, nesër do të nënshkruhen pesë marrëveshje

Pas pritjes së sinqertë nga kolegët nga Shqipëria, e fillojmë darkën e punës së “Ballkanit të Hapur”, së bashku me presidentin Vuçiq dhe me nikoqirin tonë, kryeministrin Rama. Nesër do të vazhdojmë me agjendën e punës, në të cilën do të nënshkruajmë më shumë marrëveshje për përfitime reale dhe mirëqenie të popujve tanë, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në Facebook, në prag të mbledhjes së nesërme të shtatë në kuadër të iniciativës, “Ballkani i Hapur”, transmeton Portalb.mk.

Në delegacionin e Maqedonisë që e udhëheqë Zaev, janë lideri i ri i LSDM-së dhe zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, si dhe një numër i madh i biznesmenëve.

“Nga takimi i parë në Shkup në korrik deri në nënshkrimin e marrëveshjeve të para që do të nënshkruhen në Tiranë, kemi treguar se vullneti i fuqishëm politik mund të transformohet në funksionim të shpejtë të institucioneve tona. Me ata e konfirmojnë kapacitetin tonë si vende për zbatimin e reformave të shpejta, efikase dhe përparimtare dhe politika për bashkëpunim rajonal”, theksoi Zaev.

Ndërkohë, Kovaçevski ka shkruar se, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për zhvillimin rajonal të ekonomisë dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve dhe mallrave në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button