fbpx

Arkeologët zbuluan statuja 2.000-vjeçare në Turqinë perëndimore

Arkeologët në Turqinë perëndimore kanë zbuluar dy statuja që datojnë 2.000 vjet më parë gjatë gërmimeve në qytetin e lashtë romak Blaundus, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Blaundus u ndërtua për herë të parë nga maqedonasit antikë që erdhën në Anadoll, Turqinë e sotme, pas fushatës ushtarake të Aleksandrit të Madh. Rrënojat e qytetit antik, të cilat ndodhen në rrethin Ulubey të provincës Uşak, u pushtua më vonë nga romakët.

Punët e gërmimit për të zbuluar qytetin, që filluan në vitin 2018, aktualisht janë fokusuar në zonën ku ndodhet një tempull i perëndeshës mitologjike greke Demeter.

Duke folur për AA, Birol Can, anëtar i fakultetit në Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Uşak-ut, tha se ekipi ka zbuluar dy statuja në oborrin e tempullit që ndodhet në qendër të qytetit.

Can, i cili drejton gërmimet, tha se njëra nga statujat e zbuluara është 185 centimetra e gjatë pa kokë, ndërsa tjetrës i mungonin koka, krahu i djathtë dhe të dyja këmbët.

“Nuk e dimë ende nëse statujat janë nga vendi i tempullit apo nga nderimet në atë rrugë”, tha ai, duke shtuar se kërkimet e mëtejshme mbi gjetjet ishin në vazhdim.

“Të dyja gjetjet janë statuja mashkullore nga mermeri. Nuk kemi përcaktuar ende se cilët janë ata, nëse janë perëndi, perandorë apo burra shteti”, tha Can.

Duke vënë në dukje se statujat mund të jenë frymëzuar dhe krijuar në stilin e epokës romake, ai tha: “Mund të themi se arti i skulpturës ka qenë në kulmin e saj që nga gjysma e dytë e shekullit IV para Krishtit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button