Pfizer pret që COVID-19 të kalojë në sëmundje endemike në vitin 2024

COVID-19 pritet të bëhet një sëmundje endemike që në vitin 2024, thanë të premten drejtuesit e kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Besojmë se COVID-19 do të kalojë në gjendje endemike, potencialisht deri në vitin 2024”, ka thënë presidentja globale e Pfizer Vaccines, Nanette Cocero.

“Mund të bëhet një sëmundje endemike nëse popullatat në mbarë botën do të kishin imunitet të mjaftueshëm nga vaksinat, ose nëse shtrimet në spital dhe vdekjet do të viheshin nën kontroll”, ka thënë Cocero.

Shefi shkencor i Pfizer, Michael Dolsten, tha se kohëzgjatja do të varet nga evolucioni i sëmundjes dhe nga ajo se sa efektivisht janë shpërndarë vaksinat në gjithë botën, ku normat e vaksinimit janë të ulëta.

“Pritet që në një ose dy vitet e ardhshme, disa rajone do të kalojnë në modelin endemik, ndërsa rajone të tjera do të vazhdojnë në regjimin e pandemisë”, tha Dolsten.

Ai beson se shfaqja e varianteve të reja mund të ndikojë në vazhdimin e pandemisë.

Ndërsa një pandemi, si COVID-19, është epidemi globale që është përhapur në të gjitha vendet e botës, endemia prek disa popullata ose vende.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 5,34 milionë jetë në pothuajse gjithë botën që nga dhjetori 2019, me më shumë se 273 milionë raste të raportuara në mbarë globin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button