Të mërkurën dorëheqja e Zaevit dhe gjithë Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev të mërkurën do të parashtrojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit në Kuvend. Në dorëheqje do të jetë edhe e gjithë qeveria, kurse deputetët nuk do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje, transmeton TV21.

Akti do të vijojë në të njëjtën ditë pas paraqitjes së fundvitit të presidentit Stevo Pendarovski.

“Këto ditë përfundojmë me konsultimet me partnerët e koalicionit. Ajo çfarë mund të them është se rrumbullakohen proces të rëndësishme dhe zgjidhje programore dhe kuadrovike, kështu që do të sjell vendim në fillim të javës së ardhshme dhe pasi ta sjell vendimin menjëherë do ta kumtojë edhe kur saktë do të formalizohet para Kuvendit”, tha Zaev.

Zaev më 31 tetor paralajmëroi se do të jep dorëheqje nga pozita e liderit të partisë dhe asaj të kryeministrit, pasi partia e tij pësoi disfatë në zgjedhjet lokale. Sipas statutit të LSDM-së, nëse organet e partisë e pranojnë sonte dorëheqjen e Zaevit, Këshilli Ekzekutiv do të mund të vendosë në 15 ditët e ardhshme për mbajtjen e shpalljeve të parakohshme partiake. Organet e partisë duhet të përcaktojnë afat dhe datë për zgjedhje të cilat sipas statutit do të duhej të mbaheshin të dielën. Pritjet në parti janë se ato do të mund të mbaheshin kah mesi i dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button