Mickoski: Deri në mars të formohet qeveri e përkohshme me Gashin në krye të saj, në qershor të ketë zgjedhje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në një konferencë për media, sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar veton e fundit bullgare ndaj vendit tonë dhe bllokadës për fillim të negociatave me BE-në, transmeton Portalb.mk.

Mickoski bëri thirrje që në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm të formohet qeveri e përkohshme, kurse zgjedhjet të mbahen në maj ose qershor.

Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë se është pajtuar për kryeministër shqiptar, Mickoski propozoi që në krye të qeverisë tranzitore të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe ai, siç tha, të zgjidhë çështjet energjetike dhe ekonomike. krizës. Ai tha se pret që BDI ta mbështesë Gashin si kryeministër.

Paraprakisht, lideri i opozitës përsëri i bëri thirrje Alternativës që të braktisë koalicionin me LSDM-në dhe BDI-në, pasi vendi sërish nuk ka marrë datën për konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave me BE-në.

“Me bllokadën e më të re po avullojnë edhe arsyet e fundit që partnerët qeveritarë të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj qeverie e cila na largon nga BE-ja. Nëse Kastriot Rexhepi, i cili tha se zemrën e ka Uashington dhe Bruksel, dhe Alternativa e mbajnë fjalën, pres që të dalin publikisht dhe të thonë se nuk ka pse të vazhdojë ta mbështesin këtë qeveri. Nuk ka vend për eurooptimizëm me LSDM-në dhe BDI-në në pushtet”, tha Mickoski.

Kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër,  e porositi që të guxojë dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar legjitimitetin e tij.

“Do ta porosisja Kovaçevskin të dalë në zgjedhje dhe të kërkojë besimin e qytetarëve. Ndryshe do të mbetet përgjithmonë në folenë e Zoran Zaevit”, tha Mickoski.

Sipas tij, qeveria nuk ka strategji për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Sofjen, ndërsa, siç tha ai, kërkesat bullgare janë në rritje, dhe ministri i jashtëm “po negocion gjuhën – diçka që nuk negociohet”.

“VMRO-DPMNE konsideron se ky problem duhet të trajtohet që të jemi të hapur për të gjithë fqinjët, do t’u japim respekt të gjithëve, por nuk do të gjunjëzohemi dhe të tregtojmë me identitetin tonë. Le t’i përmbahemi kornizës në Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë. Në vend të kësaj, shohim se çfarë po ndodh – Bujar Osmani po bën marketing, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski po takohen dhe Stevo Pendarovski mezi pret qasjen e re, ndërsa Maqedonia dhe qytetarët e saj kanë marrë një veto të re”, tha Mickoski në preskonferencën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button