Osaka: 27 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë

Besohet se rreth 27 persona vdiqën në Japoni pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtese në periferi të qytetit Osaka, transmeton REL.

Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e mundshme të zjarrit derisa besohet se dikush mund ta ketë vënë zjarrin qëllimisht.

Sipas mediave lokale, viktimat e këtij incidenti pësuan sulm “kardio-pulmonar”, term ky që shpesh përdoret në raportet preliminare para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht.

Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym derisa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vend të ngjarjes dhe shuan zjarrin pas pothuajse 30 minutash.

Ndërtesa në Osaka e cila u përfshi nga zjarri ndodhet në një zonë të ngarkuar komerciale.

Në vitin 2019, Japonia u prek nga tragjedia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Një burrë i vuri flakën një studioje filmike në Kioto derisa 36 persona vdiqën në këtë incident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button