Për transport të udhëtarëve në mënyrë jo të rregullt, Policia në Tetovë dhe Gostivar shqiptoi 11-të dënime

Policia e Maqedonisë së Veriut ka dënuar 11-të ngasës të autobusit dhe kombit për shkak se kanë kryer transport të udhëtarëve në mënyrë jo të rregullt në Tetovë dhe Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Aksioni policor është realizuar nga ora 12 deri në ora 16 kryesisht për autobus dhe kombi që kryejnë transport publik të udhëtarëve. Në momentin që janë vërejtur parregullsi, ato janë larguar nga komunikacioni.

“Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 11 automjete për shkak parregullsive teknike, prej tyre 7 në Tetovë dhe 4 në Gostivar”, sqarojnë nga Policia, duke sqaruar që nëntë nga ato kishin sistem të frenimit jo të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button