Bekteshi mbetet në qëndrimin se rryma do të shtrenjtohet më së shumti deri 10 përqind

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se mbetet në qëndrimin se shtrenjtimi i rrymës do të jetë më së shumti deri në 10 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Unë mbetem në atë që e kam thënë dhe do të presim deri në fund të muajit të shohim se çfarë do të jetë vendimi i KRRE. Ne i kemi bërë të gjitha analizat dhe jo vetëm unë si ministër i Ekonomisë, kanë qenë të përfshira edhe institucionet tjera – kompanitë energjetik siç janë ESM, EVN, MEPSO dhe në përputhje me analizat tona mbetem në qëndrimin që e kam thënë. Nuk do të ketë rritje më shumë se 10 përqind”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Ai precizoi se fillimisht nuk ka thënë 10 përqind, por thotë më së shumti 10 përqind, ndërsa ajo mund të jetë edhe zëro edhe një, dy, deri në 9,99 përqind,

Paraprakisht SHA ESM i ka dorëzuar ofertë furnizuesit universal me energji elektrike EVN Home e cila përbën 41 euro për megavat orë energji elektrik, që është për 13,6 përqind më e lartë nga oferta e periudhës korrik – dhjetor të vitit 2021.

Po përpunohen modele të reja për llogaritjen e çmimit

Ministri sot foli edhe se veç më kanë filluar të përpunohen modele të reja në pjesën e përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike me modelin e bllok tarifave ku, siç tha, do t’i nxisin qytetarët të kursejnë energji elektrike. Ato, sipas deklaratës së tij, do të ishin nga korriku i vitit të ardhshëm.

“Ato që janë kategori më të rrezikuara ndoshta do të kenë edhe ulje në pjesën e energjisë elektrike nga qershori i vitit të ardhshëm, ndërsa ata që harxhojnë mbi një megavat dhe më shumë se një megavat që është shumë dhe ata me siguri janë familje shumë të pasura që harxhojnë aq shumë rrymë, për ata çmimi do të rritët në mënyrë shtesë. Këtë e flas për në qershor, duke pasur parasysh ne sjellim vendime dy herë në vit për përcaktimin e energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button