Vdiqën pesë fëmijë në Australi në një kënd lojërash

Pesë fëmijë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë në gjendje kritike pasi ranë nga një kënd lojërash që u ngrit 10 metra në ajër nga era e fuqishme në një shkollë në shtetin ishullor Tasmania të Australisë, transmeton Koha.net.

Shkolla kishte organizuar një festë për të shënuar fundin e vitit shkollor, kur edhe ndodhi aksidenti.

Pesë fëmijë ndodhen në spital, nga të cilët katër në gjendje kritike. Kryeministri i shtetit të Tasmanisë, Peter Gutwein, e quajti incidentin “thjesht të paimagjinueshëm”.

Hetimet në lidhje me rastin tashmë kanë nisur bëjnë të ditur autoritetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button