Edhe përkundër bllokadës së Bullgarisë, qytetarët e RMV vazhdojnë të mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

Edhe përkundër bllokadës së Bullgarisë dhe ecjes së ngadaltë në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, qytetarët e vendit vazhdojnë të mbështesin fuqishëm këtë proces dhe janë optimist sa i përket progresit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Të paktën këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit Eurometar të organizatës Eurothink, ku qytetarët përmes anketave telefonike, u pyetën për qëndrimet e tyre rreth Bashkimit Evropian, politikës së jashtme, si dhe për besimin në institucionet, situatën e sigurisë dhe punën e policisë, shkruan Portalb.mk.

Foto: Portalb.mk

Drejtori ekzekutiv i Eurothink-it, Dimitar Nikollovski tha se, në bazë të rezultateve që kanë marrë, këtë vit madje ka shënuar rritje mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE.

“Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve mbesin përkrahës këmbëngulës të Bashkimit Evropian. Në krahasim me vitin 2020, këtë vit është rritur për 2% përqindja e qytetarëve të cilët vlerësojnë se anëtarësimi në BE “është punë e mirë”. Edhe përkundër vetos së Bullgarisë, mbështetja dhe pritjet për anëtarësim mbetet stabile dhe shënon rritje. Për 3 përqind pikë janë rritur edhe pritjet për fillim të negociatave në 6 muajt e ardhshëm, ndërsa pothuajse tre e katërta (74%) e qytetarëve do të votonin pozitivisht PËR në referendum për anëtarësim në BE dhe një e treta vlerësojnë se integrimi në BE do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme”, tha Nikollovski.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve vlerësojnë se raporti i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është jo fer, por edhe përkrah kësaj, shumica e qytetarëve vlerësojnë se BE, është alternative më e mirë për vendin.

“Në hulumtimet e fundit rreth gjysma e qytetarëve mendojnë se raporti i BE-së ndaj Maqedonisë është jo fer dhe shantazhues, konkretisht për shkak të vetos me Bullgarinë, megjithatë edhe më herët vetos franceze. Por, është interesante se vitin e kaluar është rritur për 9% numri i atyre që besojnë se ai raport është megjithatë fer, miqësor dhe korrekt (30%). Përqindja e atyre që vlerësojnë se anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë ka shënuar rritje të lehtë në 63%, ndërsa ka shënuar rënie mendimi se nevojitet model për zhvillim jashtë BE-së(33%), që është rënie nga dy anketat paraprake dhe kthehet numri i vitit 2019”, theksoi Nikollovski gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimit.

Sa i përket besimit në institucionet e vendit, Aleksandar Stojanovski nga kjo organizatë tha se, qytetarët kanë besim më të madh te Armata dhe te presidenti, ndërsa më pak besim kanë te sistemi gjyqësor.

“Qytetarët kanë besim më të madh në Armatën e MV (47%), në presidentin e MV (31%), në bashkësitë religjioze (30%), si dhe në policinë (25%), ndërsa më pak i besojnë gjyqësorit (8%) dhe prokurorisë (8%). Në lidhje me punën e policisë së Maqedonisë së Veriut, dominon qëndrimi negativ në evaluimin e të gjitha aspekteve të matura. Megjithatë, 30% janë të mendimit se policia është profesionale në punën e saj, 26% se është efikase, 22% se është transparente, 20% vlerësojnë se është llogaridhënëse, 16 % se i merr parasysh mendimet dhe nevojat e qytetarëve në sjelljen e vendimeve dhe në përqindje më të ulët se policia është e pavarur nga partitë interesat qeveritare apo të biznesit”, tha Stojanovski.

Aleksandar Stojanovski

Sipas tij, besimi i qytetarëve në institucionet, konkretisht në sistemin gjyqësor, mund të përmirësohet nëse ndërmerren hapa për zbatimin e rekomandimeve dhe reformave.

“Mund të thirremi në raporte të Komisionit Evropian, mund të thirremi në analiza të ndryshme që e ndjekin punën e sistemit gjyqësor, prokurorive dhe gjykatave, kryesisht është e qartë se cilat janë hapat: profesionalizim, pastrim i kuadrove në gjyqësorit, e dimë se nuk të bëhet rinovim i kuadrove në prokurori, profesionalizim i personave që punojnë në këto sektorë, së bashku me uljen e ndikimeve partiake dhe politike në punën e kësaj dege te posaçme, janë gjërat kyçe që duhet të ndodhin”, tha ai.

Ndërkohë, sa i përket raportit të vendit me fqinjët dhe vendet e tjera, në këtë hulumtim qytetarët janë shprehur se mi mike më të mirë të vendit e shohin Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, Turqinë, Gjermaninë e kështu me radhë.

Ky hulumtim është realizuar nga ane e agjencisë Birma në periudhën prej 23 nëntor deri më 30 nëntor të këtij vit të shembullit reprezentues prej 1001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button