U rritën çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të produkteve bujqësore në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit nëntor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 14.9 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar është te Energjia, karburantët, lubrifikantët për 32.9%, te plehrat minerale për 12.4%, ndërsa ulje është vërejtur vetëm te shërbimet veterinare për 0.2%. Në pjesën e autputit, më së shumti çmimet janë rritur te patatet për 42.1% dhe drithërat e orizi për 11.7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button