Ministrja britanike Truss: Ky është një moment kritik për Ballkanin Perëndimor, po rrisim përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss priti ditën e hënë homologët  e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve ekonomike, lidhjet e sigurisë dhe mbështetjen për lirinë dhe stabilitetin e Rajonit. Në takim mori pjesë edhe i Dërguari i ri i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së Gabriel Escobar, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Truss tha se, Mbretëria e Bashkuar po rrit përpjekjet për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Sipas saj, ky është një moment kritik për Ballkanin Perëndimor dhe është e rëndësishme të ruhen paqja, liria dhe demokracia, të cilat u fituan me vështirësi mbi 20 vjet më parë.

“Unë dua që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë të ndërtojnë lidhje më të ngushta ekonomike dhe të sigurisë me Rajonin, gjë që do të nxisë punësimin dhe rritjen ekonomike, si dhe do të mbështesë një Ballkan Perëndimor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt. Mirëprita gjithashtu përfaqësues nga BE dhe SHBA në këto diskutime dhe theksova nevojën për të punuar së bashku për të rritur përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për të ulur tensionet në Rajon. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Britania e Madhe ka emëruar Sir Stuart Peach si të Dërguarin e Posacëm për Ballkanin Perëndimor. Ai ka përvojë të gjatë në rajon, si ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të MB-së dhe si kryetar i Komisionit Ushtarak të NATO-s. Ai do të vizitojë Rajonin nesër për të cuar përpara angazhimin tonë”, theksoi Truss.

Siç njoftuan nga ambasada britanike në Shkup, Truss më tej ka shtuar se, kjo është pjesë e misionit të Ministrisë së Jashtme britanike për të krijuar një rrjet global lirie të bazuar në lidhje më të thella ekonomike, teknologjike, sigurie dhe zhvillimi. Si demokraci liridashëse, Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor të mbrojë dhe avancojë kauzën e lirisë. Rajoni ka mbështetjen tonë të plotë jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të begatojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button