Sarafov: Shpejtësia e autobusit në aksidentin në “Strumа” ishte e papërshtatshme me kushtet e rrugës

Hetimi për aksidentin e autobusit në autostradën Struma në Bullgari ku humbën jetën 45 persona është drejt fundit. Priten vetëm rezultatet e ekspertizës – mjeko-ligjore, teknike dhe teknike zjarrfikëse. Ata mund të jenë gati para Vitit të ri, (ka gjasa më 25 dhjetor), tha sot për BNT shefi i Shërbimit kombëtar të hetimit bullgar Borislav Sarafov, transmeton Portalb.mk.

Sipas Sarafovit, të dhënat për momentin tregojnë se shpejtësia e autobusit ishte e papërshtatshme me kushtet e rrugës, dhe natën e incidentit kishte rënë shi dhe rruga ishte e lagësht.

“Shpejtësia e autobusit ishte mjaft e papërshtatshme me kushtet e rrugës. Mendoj se ka vozitur mbi 90 km/orë. Kërkesat e një shoferi profesionist të autobusit janë më të larta se për çdo shofer tjetër”, tha Sarafov.

Ai tha edhe se nuk ka lidhje shkak-pasojë mes aksidentit, sinjalistikës rrugore dhe shenjave. Ai shpjegoi se ata mund të kenë kontribuar, por shoferi duhej të ishte më i kujdesshëm dhe të lëvizte me shpejtësinë e duhur. Megjithatë, Sarafov theksoi se sinjalistika rrugore “qartësisht nuk i plotësojnë kërkesat”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autobusi për një arsye ende të panjohur është kthyer djathtas dhe ka goditur rrethojnë mbrojtëse që ndan zonën e pushimit nga autostrada. Përplasja ka bërë që rezervuari i karburantit të shpërthejë, ka rënë zjarr dhe mjeti ka ngecur mes rrethojave mbrojtëse që ndajnë dy korsitë e autostradës.

Kujtojmë se me 23 nëntor një autobus i Maqedonisë së Veriut i kompanisë “Besa Trans”, u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari, si pasojë e të cilit humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan. Fillimisht u raportua se kishte 46 viktima. Por, tre ditë pas aksidentit, prokuroria e Bullgarisë tha se, kishin gjetur 44 trupa, shtatë ndodhen në spital, ndërsa 1 person nuk e dinë se ky ndodhet. Një ditë pas kësaj deklaratë, pas kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar, u gjet edhe një viktimë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button