Rriten çmimet e derivateve dhe vajit ekstra të lehtë

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujiti Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mori vendim për rritjen e çmimit të derivateve dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata, benzina dhe vaji ekstra i lehtë do të rriten për 2 denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë.

Kështu benzina EUROSUPER BS-95 nga nesër do të kushtojë 73 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75 denarë për litër.

Dizel EURODIESEL BS (DE V) do të kushtojë 64,5 denarë për litër , ndërsa çmimi i ri i vajit për djegie – Extra Easy 1 (EL-1) është i njëjtë.

Mazuti do të shitet për 40,053 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button