Deputetët takime në lidhje me reformat në rregullat zgjedhore

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të kenë takime deputetët e më shumë partive në lidhje me reformave të rregullat zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve, mes tjerash ata duhet të bisedojnë për mundësinë Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, por edhe për eliminimin e përparësisë sistematike të katër partive më të mëdha.

Për mundësinë që vendi të jetë një njësi zgjedhore kohë më të gjatë synojnë partitë politike të cilët vlerësojnë se modeli zgjedhor aktual me gjashtë njësi zgjedhore nuk lejon valorizim të numrit të përgjithshëm që i marrin në nivel të gjithë shtetit.

Që nga viti 2002,  zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut  janë mbajtur me sistem proporcional me ndarje të vendit në gjashtë njësi zgjedhore.

Për dallim nga sistemi i shumicës ku votohet direkt për një kandidat, në sistemin proporcional votohet një listë me emra kandidatësh. Në fund numërohen votat që ka marrë secila listë e pastaj mandatet ndahen proporcionalisht sipas votave. Ndarja mund të bëhet në mënyra të ndryshme, si me sistemin e mbetësit më të madh, mbetësit më të vogël etj. Por më i njohuri është i ashtuquajturi sistemi i D’Hondtit, që zbatohet për momentin edhe tek ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button