Mariçiq: Çështja me Bullgarinë duhet të zgjidhet përmes vlerave evropiane

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq  në intervistë për gazetën sllovene “Dello” theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian që të zhvillohet sipas parimeve të konstatuara paraprakisht, meritave reale dhe rezultateve të reflektuara, por, e theksoi edhe nevojën që Bashkimi të japë kornizë kohore dhe plan për zgjerimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Ne me të vërtetë bëmë gjithçka dhe treguam dëshirë të sinqertë për zgjidhje të çështjeve të hapura, duke u udhëhequr nga vlerat evropiane. Prandaj besoj se problemi me Bullgarinë mund të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë. Ajo që për ne është me rëndësi, është që ai dialog të bazohet në vlera dhe parime evropiane, e jo në bazën kush është më i fortë apo ndërkaq kush është anëtare e Unionit, e kush jo.” tha Mariçiq.

Mariçiq shtoi se për të, çështja me Bullgarinë nuk është vetëm kontest bilateral, por edhe situatë për të cilën në të ardhmen Bashkimi Evropian duhet të definojë se çka mund të kërkojë një anëtare e Bashkimit nga shteti kandidat.

“Ne jemi të gatshëm për dialog dhe tashmë biseduam për çështjet e hapura, por, gjithashtu jemi të gatshëm që ato çështje të hapura t’i trajtojmë edhe gjatë negociatave me BE-në. Por, në asnjë rast nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga gjuha maqedone dhe nga identiteti ynë.”tha Mariçiq.

Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka treguar se është e përbërë nga forca progresive të cilat me të vërtetë besojnë në politikat e BE-së dhe vlerat e saj, që presin Unioni, institucionet e tij dhe vendet anëtare të japin kontributin dhe angazhimin e tyre në evropianizimin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button