Pendarovski u vaksinua me dozën e tretë kundër Covid-19

Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me të punësuarit në kabinetin e presidentit të RMV-së, sot morën dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski pas marrjes së dozës së tretë të vakcinës në rrjetin e tij Facebook shkroi se vaksinimi masiv është mënyra më e sigurt për t’u përballur me Covid-19.

“Le të jemi të përgjegjshëm, të mbrojmë veten dhe shëndetin e të tjerëve.” u tha presidenti Pendarovski t qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët mendohen nëse duhet të imunizohen kundër Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje ifnormoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 361 raste të reja me Covid-19, 433 pacientë janë shëruar, ndërkaq 8 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, numri i pacientëve të diagnostikuar ka arritur në 218, 723 persona, të shëruarve 205.303, të vdekurve 7.710, numri i rasteve aktive është 5.620.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button