8 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në RMV, 361 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 361 raste të reja me COVID-19, 433 pacientë janë shëruar, ndërkaq 8 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, numri i pacientëve të diagnostikuar ka arritur në 218, 723 persona, të shëruarve 205.303, të vdekurve 7.710, a numri i rasteve aktive është 5.620, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 4 nga Shkupi (61, 71, 71 dhe 83v), 3 nga Manastiri (70, 74 dhe 84v) dhe një nga Kumanova (47v).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar gjithashtu edhe 7 persona të vdekur me datë të vdekjes nga 26.11.2021 deri më 08.12.2021. Të vdekurit e regjistruar janë nga Tetova (3), Shkupi (2) dhe Gostivari (2). Të vdekurit janë të moshës prej 47 deri në 88 vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 166
  • Prilep – 41
  • Manastir – 30
  • Kavadar – 22
  • Koçani – 14
  • Kumanovë dhe Veles – nga 12
  • Tetovë – 8
  • Gjevgjeli – 6
  • Negotinë, Radovish dhe Dellçevë – nga 5
  • Kërçova, Berovë, Vallandovë dhe Makedonski Brod – nga 4
  • Strumicë – 3
  • Gostivar, Shtip, Ohër, Bogdanci dhe Pehçevë – nga 2
  • Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë dhe Dojran – nga 1.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 182
  • Manastir – 37
  • Prilep – 32
  • Kumanovë – 23
  • Shtip – 21
  • Kavadar – 20
  • Gjevgjeli – 14
  • Tetovë – 13
  • Strumicë – 11
  • Veles dhe Dellçevë – nga 10
  • Koçani – 8
  • Kriva Pallankë – 6
  • Berovë dhe Ohër – nga 5
  • Negotinë, Radovish, Vallandovë dhe Makedonska Kamenica- nga 4
  • Makedonski Brod dhe Kratovë – nga 3
  • Kërçovë, Bogdanci, Demir Hisar, Vinicë dhe Demir Kapi – 2.
  • Krushevë, Dojran, Sveti Nikole dhe Resnjë – nga 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 95753, Aktiv 2739
  • Kumanovë 12979, Aktiv 178
  • Tetovë 11361, Aktiv 79
  • Prilep 10426, Aktiv 348
  • Manastir 8913, Aktiv 484
  • Gostivar 8077, Aktiv 21
  • Veles 7374, Aktiv 167
  • Kavadar 7142, Aktiv 245
  • Shtip 6635, Aktiv 97
  • Ohër 6560, Aktiv 209
  • Strumicë 6160, Aktiv 105
  • Kërçovë 4241, Aktiv 45
  • Koçan 4055, Aktiv 111
  • Strugë 3913, Aktiv 35
  • Gjevgjeli 2828, Aktiv 75
  • Negotinë 2586, Aktiv 42
  • Sveti Nikole 2128, Aktiv 39
  • Kriva Pallankë 1914, Aktiv 65
  • Resnjë 1770, Aktiv 60
  • Radovish 1765, Aktiv 62
  • Berovë 1470, Aktiv 54
  • Dibër 1456, Aktiv 0
  • Dellçevë 1435, Aktiv 99
  • Vinicë 1162, Aktiv 15
  • Probishtip 1128, Aktiv 23
  • Valandovë 962, Aktiv 41
  • Kratovë 779, Aktiv 25
  • Bogdanci 648, Aktiv 18
  • Demir Hisar 623, Aktiv 49
  • Krushevë 596, Aktiv 32
  • Makedonski Brod 510, Aktiv 16
  • Demir Kapija 426, Aktiv 2
  • Makedonska Kamenica 421, Aktiv 23
  • Pehçevë 355, Aktiv 9
  • Dojran 172, Aktiv 8

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button