fbpx

Do vazhdojë dhurimi i plazmës së gjakut nga personat që janë shëruar nga Kovidi

Dhurimi i plazmës së gjakut nga personat të cilët janë shëruar nga Kovidi do vazhdojë, thotë drejtori i Institutit të mjekësisë transfuzive, doktori Sadulla Useini, i cili thekson se nga pacientët e shëruar nga Kovidi përdoret plazmë e gjakut me titrin më të lartë të antitrupave. Dhuruesit e plazmës konvaleshente mund të dhurojnë plazmë të paktën 28 ​​ditë pas tërheqjes të të gjitha simptomave të sëmundjes, transmeton Vërtetmatësi.

Shkruan: Mirosllava Burns

Plazma e gjakut nga pacientët që e kanë kaluar Kovid-19 tashmë për më shumë se një vit e gjysmë është një nga metodat që përdoret për të shpëtuar jetën e personave të infektuar. Megjithatë, një njoftim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron një ndryshim të mundshëm të këtij trajtimi.

 Udhëzuesin e azhurnuar për terapitë kundër Kovid-19 nga 7 dhjetori i vitit 2021, OBSH rekomandon që plazma konvaleshente të mos përdoret tek pacientët me pasqyrë të lehtë të sëmundjes, ndërkohë që duhet të përdoret vetëm në kuadër të testimeve klinike për pacientë me pasqyrë të rëndë dhe kritike të sëmundjes.

Plazma konvaleshente është një transfuzion i plazmës së gjakut nga dikush që është shëruar nga Kovid-19. Dëshmitë aktuale tregojnë se plazma konvaleshente nuk përmirëson normat e mbijetesës dhe nuk e zvogëlon nevojën për të përdorur respiratorë, si dhe është mjaft e kushtueshme. Një panel i pavarur ekspertësh, gjegjësisht grupi për zhvillimin e rekomandimeve për trajtim, bëri analizë të të dhënave nga 16 studime të kontrolluara të rastësishme që përfshinin 16.236 pacientë me infeksion të lehtë, të rëndë dhe kritik nga Kovid-19. Është vërtetuar se plazma e gjakut nuk ka ndikim tek pacientët me pasqyrë të lehtë të sëmundjes, por kjo nuk ishte ashtu edhe për pacientët me pasqyrë të rëndë dhe kritike. Kështu që, testimet klinike për këto nëngrupe duhen vazhduar,  thuhet në kumtesën e OBSH-së.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbledhja e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar do të vazhdojë, e do u jepet të sëmurëve dhe pacientëve të hospitalizuar. Drejtori i Institutit të mjekësisë transfuzive, dr.Sadulla Useini për “Vërtetmatësin” thotë se Instituti i mjekësisë transfuzive ndjek rekomandimet e organeve relevante në fushën e mjekësisë, si  ААBB dhe Drejtoria Evropiane e cilësisë.

Praktika e deritanishme në vend, sipas Dr. Useinit, ka qenë përdorimi i plazmës së gjakut me titrat më të lartë të antitrupave nga pacientët e shëruar. Instituti i mjekësisë transfuzive nuk është kompetent për të monitoruar rezultatet e përdorimit të plazmës tek pacientët, por ka raste që ka ndihmuar, duke bërë thirrje publike për dhurimin e plazmës konvaleshente.

Dhurimi i plazmës së gjakut në vendin tonë do vazhdojë, sepse kemi organe relevante rekomandimet e të cilave i ndjekim. Kemi edhe rezerva. Ne përdorim diagnostikën më të mirë në mjekësi dhe plazmë gjaku me titrin më të lartë të antitrupave”, tha Dr. Useini.

Nga Ministria e shëndetësisë për “Vërtetmatësin” thanë se plazma e gjakut tashmë prej kohësh nuk përdoret në trajtimin rutinor të pacientëve me Kovid-19. Megjithatë, ndodh që një ose dy herë në javë, ndonjë klinikë ta kërkojë këtë produkt gjaku nga Instituti i mjekësisë transfuzive. Nga burimet tona në Institutin e mjekësisë transfuzive, të cilët nuk duan të identifikohen, mësojmë se ka pasur raste kur pacientët, një ditë pas marrjes të plazmës së gjakut, kanë pasur reduktim të simptomave të Kovid-19. Por kjo nuk vlen gjithmonë, sepse Kovid-19 si dhe trajtimet kundër tij janë shumë të paparashikueshme.

КUSH MUND TË DHUROJË PLAZMË?

Plazmë mund të dhurojnë pacientët e shëruar nga Kovid-19. Ata duhet të  regjistrohen nëpërmjet formularit elektronik në uebfaqen e Institutit të mjekësisë transfuzive.

Plazma konvaleshente mund të dhurohet nga një person që është shëruar nga infeksioni me Kovid-19 nëse i plotëson kërkesat standarde të dhurimit të gjakut dhe kriteret shtesë. Ata duhet të kenë dëshmi të dokumentuara laboratorike që janë diagnostikuar me Kovid-19, një test pozitiv diagnostik RT-PCR ose një test pozitiv për antitrupa ndaj SARS-CoV-2, pa dallim nëse kanë pasur simptoma ose kanë qenë asimptomatikë, ose të kenë një test serologjik pozitiv për antitrupa kundër SARS-CoV-2 pas shërimit (IgG), nëse është kryer testimi diagnostik. Dhuruesit e plazmës konvaleshente mund të dhurojnë plazmë të paktën 28 ​​ditë pas tërheqjes të të gjitha simptomave të sëmundjes. Ato mund të dhurohen nga donatorë meshkuj ose femra që nuk kanë lindur, ose që janë negative për antitrupa HLA. Të gjithë duhet të nënshkruajnë një pëlqim për dhurim.

Procedura për dhurimin e plazmës quhet plazmaferezë dhe kryhet me një ndarës shumë të sofistikuar të qelizave. Procedura zgjat nga 40 deri në 60 minuta dhe ekskretohen 300 deri në 600 ml plazmë, ndërsa përbërësit e mbetur të gjakut i kthehen dhuruesit. Plazma që dhurohet është pjesa e lëngshme e gjakut që zëvendësohet shpejt. Dhurues mund të jetë një person i moshës 18 deri në 60 vjeç me peshë trupore më shumë se 55 kg që plotëson kriteret e mësipërme. Para dhurimit kryhen analizat e nevojshme laboratorike si analiza e gjakut, analiza biokimike, grupi i gjakut me skriningu për antitrupa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button