Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Fondacioni Metamorfozis: të bashkohemi në promovimin e tyre

Para shtatëdhjetë e tre vjetësh, më 10 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Që atëherë e deri më sot neni 1 i cili thotë “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta” është baza për zhvillimin e çdo shoqërie demokratike, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet klimatike, pasojat e vitit të dytë të pandemisë së virusit kovid-19 dhe zhvillimi i teknologjive digjitale kanë paraqitur një sërë sfidash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilat janë në rrezik. Diskriminimi dhe pabarazia po përhapen në të gjitha segmentet e jetës sonë të përditshme.

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis, uron këtë ditë dhe u bën thirrje të gjithëve që të bashkohen në promovimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin në të gjitha fushat.

“Duke qëndruar në udhëkryqin ku secili prej nesh duhet të zgjedhë rrugën e duhur, Fondacioni Metamorfozis, si edhe deri tani, do të vazhdojë të synojë promovimin dhe forcimin e të drejtave të njeriut, forcimin dhe avancimin e demokracisë. Baza e punës dhe veprimit tonë është të punojmë edhe më shumë dhe të punojmë për promovimin e lirisë së mendimit dhe shprehjes, ndalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e privatësisë, si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut në sferën digjitale dhe më gjerë, si parakushte kyçe për mirëqenien e çdo individi në shoqëri dhe parakusht për ndërtimin e një demokracie të shëndetshme dhe të zhvilluar”, njoftuan nga Metamorfozis.

Nga atje shtojnë se informacionet e sakta dhe të verifikuara janë të nevojshëm për marrjen e vendimeve demokratike të bazuara në shkencë dhe kyçe për ndërtimin e besimit dhe barazisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button