Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kështu u shprehën funksionarët

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zyrtarët shtetëror dhe jo vetëm dhanë mesazhet e tyre për temën në fjalë, transmeton Portalb.mk.

  • Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut:

“Para disa ditësh, mora pjesë në Forumin për varfërinë e fëmijëve dhe nga hulumtimet që u prezantuan aty, thuhet se çmimin më të lartë të korrupsionit, nuk e paguan as i korruptuari e as korruptuesi. Çmimin më të lartë e paguajnë kategoritë më të rënda të shoqërisë, fëmijët e varfër, familjet nga kategoritë  e rrezikuara sociale, nënat vetushqyese, ndërsa viktima të korrupsionit janë edhe të rinjtë që nuk mund të punësohen.”

  • Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut:

“Lufta kundër korrupsionit është qëllimi i cili na bashkon, rreth të cilit doemos duhet t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona që t’i njohim, t’i parandalojmë dhe zgjidhim dukuritë e korrupsionit në çdo pore të shoqërisë sonë, në çdo segment të vogël të aparatit shtetërorë,  duke bërë reforma të domosdoshme sistemore, gjithëpërfshirëse dhe po kompromis.”

  • Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

“Ne jemi ende dëshmitarë të pazareve partiake për poste të larta drejtuese, të cilat përndryshe duhet të plotësohen përmes shpalljeve publike, konkurrencës korrekte dhe sistemit MERIT. Jemi dëshmitarë të shkarkimeve të drejtorëve për shkak të hakmarrjes politike. Jemi dëshmitarë të punësimit sipas modeleve të njohura të nepotizmit, klientelizmit dhe kronizmit. KSHPK vazhdimisht ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit të elitave politike cenon integritetin e institucioneve dhe ul besimin e qytetarëve.”

  • Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut:

“E dimë që duhet përpjeke të mëtejshme për të luftuar korrupsionin, por në të vërtetë ne kemi nevojë që fjalët t’i kthejmë në vepra për të parë rezultate të vërteta. Këto vitet e kaluara, Ambasada e SHBA-së ka punuar me zyrën e zv/ministrit për luftën kundër korrupsionit që të rrisë kapacitet dhe qëndrueshmërinë.”

  • Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit

“Në planin aktual kemi e kemi masën për rregullimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare, ndërsa hapi i radhës është kufizimi i mjeteve financiare për furnizim me vetura zyrtare, në përputhshmëri me natyrën dhe kompetencat e organeve të udhëheqësisë shtetërore, me rekomandime edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale.”

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet çdo vit, më 9 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për antikorrupsionin, kjo ditë shënohet që nga miratimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit më 31 tetor 2003

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button