Nuk ka persona të vdekur e të hospitalizuar të vaksinuar me dozën përforcuese

Doza përforcuese (booster) është një dozë shtesë e vaksinës që jepet në rastet kur me kalimin e kohës mbrojtja e siguruar nga doza origjinale ka filluar të bjerë. Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut filloi nga 27 shtatori si shtesë e dy dozave paraprake të vaksinës.  Vaksinimi me dozën e tretë kryhet ekskluzivisht me një vaksinë të prodhuesit “Pfizer”, pavarësisht se me cilën vaksinë është vaksinuar paraprakisht personi, shkruan Vërtetëmatësi.

Nga 71.373 personat e vaksinuar me booster dozë (përforcuese) të vaksinës kundër koronavirusit deri më tani, 90 persona janë infektuar me virusin pas 5-6 ditëve nga marrja e dozës së tretë të vaksinës, por asnjë nuk është shtruar në spital apo nuk ka ndërruar jetë, informojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës janë dhimbja në vendin e aplikimit, skuqja, ethet dhe skuqja në vendin e aplikimit të vaksinës.

Dozë e tretë e vaksinës mund t’u jepet të gjithë qytetarëve që janë më të rrezikuar nga infektimi në vendin e tyre të punës ose kanë gjendje shëndetësore kronike. Pjesa më e madhe e të vaksinuarve me dozën e tretë janë në moshë nga 60-69 vjeç, pastaj ata nga 70-79 vjeç, 50-59 vjeç, 25-49 vjeç dhe numri më i vogël i të vaksinuarve me dozën e tretë janë qytetarët e popullsisë së rritur mbi 80 vjet, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Rekomandohet që doza e tretë të merret gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, pra tre muaj pas vaksinimit të plotë me vaksinat e prodhuesve kinezë “Sinopharm” dhe “Sinovac”. Në vendin tonë doza përforcuese e vaksinës rekomandohet dhe pranimi i saj nuk është i detyrueshëm.

Shumica e atyre që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar me vaksinat kineze “Sinovac” dhe “Sinopharm”, sepse doza përforcuese për këto vaksina është tre muaj, ndryshe nga vaksinat e tjera ku doza e tretë mund të merret pas 6 muajsh nga rivaksinimi, njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Тek ne doza e tretë vetëm me vaksinë të Pfizer

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut filloi nga 27 shtatori si shtesë e dy dozave paraprake të vaksinës.  Vaksinimi me dozën e tretë kryhet ekskluzivisht me një vaksinë të prodhuesit “Pfizer”, pavarësisht se me cilën vaksinë është vaksinuar paraprakisht personi. Në pyetjen se pse në vendin tonë doza përforcuese mund të merret vetëm nga prodhuesi “Pfizer”, e jo edhe nga prodhues të tjerë të vaksinave, nga Ministria e shëndetësisë u përgjigjen se vendimet merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve relevante.

Sipas rekomandimeve të komisioneve kombëtare, agjencive të barnave, OBSH-së dhe ekspertëve të Komisionit tonë kombëtar të imunizimit, doza e tretë është vaksinë mARN, vaksina të tilla janë Pfizer dhe Moderna. Në vendin tonë një dozë të tretë të vaksinës jep prodhuesi Pfizer dhe atë vaksinë si dozë të tretë e marrin të gjithë qytetarët pavarësisht se me cilën vaksinë janë vaksinuar, pra janë rivaksinuar. Marrja e dozës së tretë përforcuese pas 6 muajsh rivaksinim është e rëndësishme për ata qytetarë që kanë marrë Pfizer, AstraZeneka, Sputnik dhe tre muaj pas rivaksinimit me Sinovak dhe Sinofarm, thonë nga MSH.

Në Serbi, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin se nga cili prodhues e duan ta marrin dozën e tretë. Të paktën pesë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave Pfizer, AstraZeneka dhe Sputnik V, qytetarët mund të marrin një dozë të tretë dhe të paktën katër muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave Sinovac dhe Sinopharm. Ata që duan të marrin vaksinën Sputnik V si dozë të tretë, do t’u jepet komponenti i parë nga ky prodhues.

Nga 19 nëntori është miratuar dhënia e një doze të tretë përforcuese të vaksinës kundër Kovid-19 edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga Qendra e shëndetit në Vranjë. Ata që duan ta marrin dozën përforcuese në Serbi, do të mund të zgjedhin prodhuesin.

Çfarë është booster doza?

Përforcuese (booster)  është një dozë shtesë e vaksinës që jepet në rastet kur me kalimin e kohës mbrojtja e siguruar nga doza origjinale ka filluar të bjerë. Doza përforcuese merret  sapo të fillojë të bjerë imuniteti nga dozat fillestare. Ajo është krijuar për t’i ndihmuar njerëzit të ruajnë nivelin e imunitetit për periudha të gjata kohore ose kur bëhet fjalë për një lloj të ri të virusit, siç është lloji Delta që qarkullon tani.

„Pfizer dhe Biontech“  në fund të gushtit, deklaruan që efekti i vaksinës së tyre kundër koronavirusit gjashtë muaj pas vaksinimit do fillojë të bjerë dhe rekomanduan një dozë përforcuese për të gjithë personat mbi 16 vjeç.

Edhe pse shumë vende kanë filluar të vaksinojnë me një dozë të tretë grupe të caktuara të popullatës, në mbarë botën ende po diskutohet nëse dhe kush ka nevojë për imunizimin shtesë duke pasur parasysh shkallën e ulët të vaksinimit në shumë vende, veçanërisht në Afrikë ku tani është shfaqur një lloj i ri i koronavirusit i quajtur Omikron.

Në Gjermani mesatarisht, më shumë njerëz kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit sesa ata që kanë marrë një dozë të parë në vendet e varfra. Statistikat tregojnë se 5,6 përqind e gjermanëve janë vaksinuar me një dozë “përforcuese”, ndërsa vetëm 4,6 përqind e popullatës me një dozë të vetme në 27 vendet më të varfra në botë.

Në Francë disa ditë më parë u mor vendimi që nga fillimi i vitit që vjen doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit të jetë e detyrueshme për të gjithë të rriturit që duan të frekuentojnë vende publike si restorantet, kafenetë, kinematë dhe muzetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button