Inhalimi i avullit nuk mbron nga infeksioni me koronavirus dhe nuk shëron nga Kovid-19

Nuk ka asnjë dëshmi që thithja e avullit funksionon si një trajtim për koronavirusin. Përkundrazi, mund të jetë e dëmshme, thotë për “Vërtetmatësin” mjekja Simona Sapunxhija, specialiste e otorinolaringologjisë. Dr. Benjamin Neumann, një ekspert për koronavirusin që udhëheq me Departamentin e shkencave biologjike në Universitetin e Teksasit A&M, thotë se mushkëritë janë të buta dhe nëse avulli është shumë i nxehtë, ky nuk është një kombinim i mirë. As Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk sugjerojnë terapi me avull që do përmbante çfarë do lloj substance për trajtimin e koronavirusit, shkruan Vërtetmatësi.

Përmes një postimi  në Facebook është shpërndarë një artikull mediatik në të cilin një otorinolaringolog kroat pretendon se duke bërë inhalime tre herë në ditë mund të parandalohet infektimi me koronavirus. Ai ofron edhe një recetë, për të cilën thotë se është efikas në mbrojtjen nga Kovid-19.

Në postim thuhet:

Recetë nga një mjek për Vesh-Hundë-Fyt; Ujë të nxehtë me kripë deti dhe uthull molle, shtoj edhe 7-8 pika vaj aromatik (Artemiissia annua)… INHALIM NËN PESHQIR !!!

Nuk ka asnjë dëshmi që thithja e avullit funksionon si një trajtim për koronavirusin. Përkundrazi, mund të jetë e dëmshme, thotë për “Vërtetmatësin” mjekja Simona Sapunxhija, specialiste e otorinolaringologjisë.

Ende nuk ka dëshmi shkencore të cilat e promovojnë inhalimin e çfarë do materiesh për ta mundur koronën, e as për ta reduktuar replikimin e virusit. Мegjithatë, ajo që mund të ndodhë gjatë inhalimit të materieve të pa miratuara janë reaksionet alergjike, ndërsa temperatura e lartë e avullit mund të shkaktojë djegie të pjesëve fillestare të sistemit respirator, thotë Sapunxhija.

Dr. Jason McKnight, asistent në Departamentin e kujdesit parësor dhe shëndetit të popullatës pranë Universitetit të Teksasit A&M, në një deklaratë për Shërbimin për vërtetimin e fakteve të agjencisë France Press thotë se thithja e avullit nuk do të shërojë infeksionin me koronavirus dhe ky trajtim mund të shkaktojë komplikime serioze dhe afatgjata“.

Njerëzit mendojnë se thithja e avullit gjatë çdo sëmundjeje respiratore ndihmon me simptomat që kanë, si kolla, hunda e zënë dhe vështirësitë në frymëmarrje. Megjithatë, ky është vetëm një lehtësim simptomatik dhe nuk e shëron infeksion viral. Përveç kësaj, ekziston mundësia të shkaktoni dëme reale me djegie me avull të nxehtë në sy, fytyrë dhe rrugët e frymëmarrjes, të cilat, nëse janë të mëdha, mund të shkaktojnë komplikime serioze dhe afatgjata, tha McKnight.

Dr. Benjamin Neumann, një ekspert për koronavirusin që udhëheq me Departamentin e shkencave biologjike në Universitetin e Teksasit A&M, thotë se mushkëritë janë të buta dhe nëse avulli është shumë i nxehtë, ky nuk është një kombinim i mirë.

Avulli i nxehtë mund të dëmtojë mushkëritë dhe ideja se mund të luftojë virusin, i cili gjithashtu dëmton mushkëritë, është një këshillë vërtet e keqe”, tha ai.

Ekspozimi ndaj ujit me temperaturë prej 60 gradë celzius për vetëm 3 sekonda mund të shkaktojë djegie të lëkurës, të cilat do të duhej të trajtohen në mënyrë kirurgjikale, thonë nga Shoqata amerikane për djegiet:

Uji i nxehtë djeg lëkurën edhe nëse është në temperatura shumë më të ulëta se pika e vlimit (212°F/100°C). Në fakt, mjaftojnë vetëm 3 sekonda ekspozim ndaj ujit të nxehtë me temperaturë prerj 140° F/60°C për të shkaktuar djegie aq të rënda sa të nevojitet trajtim kirurgjikal. Prandaj, bojlerët vendosni në temperaturë prej 120°F/48°C ose pak më poshtë se ndarja e mesit. Temperatura e sigurt është 37 gradë Celsius.

As Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk sugjerojnë terapi me avull që do përmbante çfarë do lloj substance për trajtimin e koronavirusit.

Organizata botërore  shëndetësisë thekson se masat më efikase për parandalim të cilat e parandalojnë infektimin me koronavirus janë:

  • Vaksinimi
  • Mbajtja e maskave mbrojtëse
  • Larja e rregullt e duarve me sapun ose me xhel që përmban alkool
  • Ruajtja e distancës sociale prej të paktën 1 metër, sidomos nga njerëz të cilët kolliten ose teshtijnë
  • Shmangia e prekjes së syve dhe gojës
  • Praktikimi i higjienës respiratore, mbulimi i gojës gjatë kollitjes ose teshtitjes

Doktor Sapunxhija tha se për momentin respektimi i masave preventive është receta e vetme për parandalimin e Kovid-19 dhe rikujton se të gjithë ata që kanë simptoma ose që kanë rezultuar pozitiv për Kovid-19 duhet të vetëizolohen.

Në këtë periudhë dy vjeçare mjekët po punojnë pa përtesë që të dëshmojnë se respektimi i masave preventive është mënyra e vetme për përballje me pandeminë. Postime të këtilla të cilat nuk kanë bazë shkencore do bënin vetëm një kthim prapa nga ajo që është arrirë deri më tani. Nga përvoja ime e deritanishme me Kovid-19 kam përshtypjen se njerëzit parapëlqejnë ta zgjedhin “mënyrën më të lehtë”, e me këtë të shkaktojnë një dëm më të madh ndaj shëndetit të tyre dhe të atyre që i rrethojnë, shtoi ajo.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button