Mariçiq: “Lagjia e trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël” janë rastet për të cilat është rënë dakord për monitorim ndërkombëtar

“Lagjia e trimave”, “Monstra”, “Alfa” (për vrasjen e një polici nga njësia “Alfa” në Fakultetin e Shkencave natyrore në Shkup) dhe “Almiri i vogël” janë rastet për të cilat bëhet e ditur se do të ketë monitorim ndërkombëtar në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi, konfirmoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq mbrëmë në një paraqitje për TV21, transmeton Portalb.mk.

“Me sa di , këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të të dyja palëve. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelb të çështjes do të shohim se  me këtë marrëveshje nuk mund të ndikohet në këto raste. Nuk ka vend për shqetësim publik se faktorët politikë do të ndërhyjnë në epilog ose vendimet. Paraprakisht kemi pasur raste kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, Qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të bëjë një lloj monitorimi, i cili ka filluar në korrik dhe janë monitoruar 20 raste të tilla.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjesZaev tha se askush nuk do t’i anulojë apo kundërshtojë aktgjykimet e formës së prerë, për shembull, por se do të punësojmë ekspertë juridikë evropianë për t’i parë rastet dhe për të komentuar.

Nga Аlternativa theksuan se një prej arsyeve kryesore për hyrje në qeveri është edhe hetimi ndërkombëtar i këtyre rasteve.

“Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël”, thuhet në pikën 2 të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button