fbpx

Qielli i Maqedonisë së Veriut pjesë e sistemit të patrullimit ajror të NATO-s (VIDEO)

Qielli i Maqedonisë së Veriut me fillimin zyrtar të misionit të NATO-s “Air policening” në vendin tonë, është bërë zyrtarisht pjesë e sistemit kolektiv të Aleancës për patrullimin ajror. Realizimi i misionit të “air policing” në vendin tonë është demonstrim i qartë i funksionimit të mbrojtjes kolektive të të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, transmeton Portalb.mk.

Misioni i patrullimit ajror në qiellin tonë udhëhiqet nga Komanda e Aviacionit Aleat të NATO-s, kontrolli taktik i misionit është nën drejtimin e Qendrës për Operacionet e Kombinuara Ajrore në Torrehon të Spanjës dhe kapacitetet ajrore për këtë mision janë nga aviacioni ushtarak grek. Misioni i patrullimit ajror të NATO-s në qiejt e Maqedonisë së Veriut (“NATO Air Policing”) është në fakt vazhdim i misionit “Air policing” që Maqedonia e Veriut ra dakord me Republikën e Greqisë në shtator 2019, por tani e tutje nën komandën të Aleancës.

Sot, në kazermën në Petrovec mbahet ceremonia me të cilin u shënua fillimi i këtij misioni të NATO-s, për realizimin e të cilit më 15 nëntor u nënshkruar edhe aranzhimin teknik.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra të qeverisë, deputetë dhe përfaqësues të trupit ushtarako-diplomatik, ndërsa fjalim do të ketë ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe komandanti i Qendrës së Kombinuar Operacional të aviacionit në Torrehon të Spanjës, gjeneral-lejtnant Fernando De La Cruz Karavaka.

This slideshow requires JavaScript.

 

Ngjarja mund ta ndiqet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button