RMV, prokurimi publik me progres të kufizuar, kurse politika e konkurrencës në vendnumëro, KE-ja me paralajmërim të rreptë

Në shumicën e kapitujve në Raportin për Maqedoninë e Veriut 2021, Komisioni Evropian vëren progres të kufizuar. Ndër to janë kapitulli për Prokurimin publik, Legjislacioni për shoqëritë tregtare, Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe Politika e konkurrencës. Në këtë raport, Komisioni përsëri dhe më ashpër paralajmëron për rastet në të cilat tashmë ka “shprehur shqetësim” për respektimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: Ligji për mbështetjen e investimeve financiare, mbështetjen e aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe miratimin e Ligjit për investimet strategjike pa njoftim paraprak të KMSh-së. Pavarësisht se këto kapituj nuk janë prej të parëve që do të hapen gjatë procesit të negociatave, megjithatë vendi duhet të ketë një nivel të mirë përgatitjeje, shkruan Portalb.mk.

Partneritet, marrëveshje, Foto: Pixabay/Aymanejed
Partneritet, marrëveshje, Foto: Pixabay/Aymanejed

Në kapitullin 5 – Prokurimi Publik

Njëjtë si në raportin e vitit të kaluar, KE e vlerëson vendin si të përgatitur mesatarisht. Ka progres të kufizuar në zbatimin e akteve nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, si dhe në plotësimin shtesë të ekipimit me kuadër përkatës. Rekomandimet nga raporti i vitit të kaluar nuk janë zbatuar plotësisht dhe vazhdojnë të vlejnë njësoj. Nevojiten trajnime të vazhdueshëm të institucioneve kyçe, autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë. Në këtë raport është theksuar nevoja për zbatimin e masave më efektive kundër korrupsionit në kuadër të ciklit të prokurimit publik. Përsëri theks i është vënë zbatimit konsekuent të kuadrit ligjor, por edhe përgatitjes dhe miratimit të Ligjit për partneritetin publiko-privat, Ligjit për koncesionet, si dhe aktit nënligjor për tregun elektronik të prokurimeve me vlerë të ulët. KE ka vërejtje për koordinimin ndërmjet aktorëve kryesorë dhe thekson nevojën për forcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së tyre për zbatimin e parimeve të transparencës, konkurrencës së lirë, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit. Shqetësimet janë gjithashtu të dukshme kur bëhet fjalë për kontrollin mbi procedurat e prokurimit publik që duhet përmirësuar përmes monitorimit dhe raportimit efektiv të parregullsive, konflikteve të interesit dhe praktikave mashtruese.

Në Kapitullin 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare

Ky kapitull, ruan nivel të mirë të përgatitjes nga viti 2015 e në vazhdim. Në fushën e të drejtës për shoqëritë tregtare, vërehet njëfarë progresi drejt haromizimit të ligjit për shoqëritë tregtare me acquis-in përmes miratimit të amendamenteve të fundit në Ligjin për shoqëritë tregtare (me çka rekomandimi në këtë drejtim nga viti i kaluar është zbatuar) që synojnë harmonizimin e kornizës legjislative për për bashkimet ndërkufitare me Direktivën e BE-së. Megjithatë, është konstatuar stagnim ose mospërmbushje u në kontekstin e zgjerimit përkatës të kodit të qeverisjes së korporatës për të gjitha shoqëritë e renditura aksionare.

Thjeshtëzohet rimbursimi i BPV-së për import të mallrave

Për momentin është futur vetëm detyrimi për zbatimin e Kodit për qeverisje korporative për kompanitë e listuara, në përputhje me Direktivën e BE-së për raportet financiare vjetore, raportet financiare të konsoliduara dhe raportet përkatëse për kompani të caktuara financiare. Është vërejtur nevoja për harmonizim të mëtejshëm të së drejtës së shoqërive tregtare me acquis-in e vitit 2019 për përdorimin e mjeteve digjitale dhe operacionet ndërkufitare, si dhe me rregullat për nxitjen në përfshirjen afatgjatë të aksionarëve. Theksohet se legjislacioni duhet të miratohet duke inkorporuar acquis-in më të fundit për kontabilitetin e korporatave në Ligjin për kontabilitet, si dhe legjislacionin e ri për auditim.

Kapitulli 7 – Të drejtat e pronësisë intelektuale

Këto të drejta mbeten në nivelin e gatishmërisë së moderuar nga viti 2015 e këndej. Edhe përkundër ndryshimeve të miratuara në Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, nuk është zgjidhur çështja e licencave për menaxhim kolektiv. Për fushën e pronës industriale, vlerësimi mbetet vlerësimin se nuk është realizuar plotësisht strategjia ekzistuese dhe nevoja për harmonizimin me acquis-in, duke përfshirë ligjin e BE-së për dizajnin.

Akoma është në rrjedhë vendosja e platformës informative për organet e zbatimit të ligjit në lidhje me shkëmbimin e të dhënave të lidhura me IPR, e cila u theksua në raportin e vitit të kaluar si e nevojshme për krijimin e të dhënave të besueshme për zbatimin dhe mbledhjen e të dhënave statistikore për trajtimin institucional të shkeljeve të IPR. Raporti është pozitiv për zbatimin, gjatë së cilit vërehet përparim i mëtejshëm në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë dhe mbrojtjen e të drejtave të bartësve të të drejtave, duke përfshirë konfiskimin e produkteve të falsifikuara.

Në Kapitullin 8 – Politika e konkurrencës

Në këtë drejtim, edhe këtë vit nuk është shënuar asnjë progres. Rekomandimet përsëriten, me një ndryshim – kërkohet ngritja e kapaciteteve, por jo edhe pavarësia e Komisionit për mbrojtjen e konkurencës (siç ishte rasti në dy vitet paraprake). Përderisa kuadri ligjor është kryesisht në përputhje me atë të BE-së, mungesa e kapacitetit të mjaftueshëm njerëzor dhe financiar është problemi kryesor në zbatimin e politikës së konkurrencës. Institucionet akoma nuk e informojnë gjithmonë KMSh-në për ndihmën shtetërore që ata e japin dhe as nuk e konsultojnë gjithmonë. Në këtë raport, Komisioni përsëri dhe më ashpër paralajmëron për rastet në të cilat tashmë ka “shprehur shqetësim” për respektimin e MSA-së: Ligji për mbështetjen e investimeve financiare, mbështetjen e aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe miratimin e Ligjit për investimet strategjike pa njoftim paraprak të KMSh-së. Raporti gjithashtu thekson se shteti nuk ka ofruar të dhëna për përmbarimin për ndërmarrjet publike.

Biznes, konkurrencë, foto: ar130405/Pixabay.com
Biznes, konkurrencë, foto: ar130405/Pixabay.com

Ndryshe negociatat për anëtarësim përfshijnë marrjen përsipër nga vendi kandidat të përafrimit të plotë të legjislacionit të BE-së (acquis), zbatimin e tij, si dhe zbatimin e reformave të tjera ligjore, politike, ekonomike, administrative dhe reformave të tjera për të përmbushur kriteret për anëtarësim.

Megjithatë, vendi duhet sa afër fillimit të negociatave, po aq larg për shkak të pengesës dhe mosmarrëveshjeve të vendit me Bullgarinë, e cila për të disatën herë i vendos vendit veto, ça pamundëson mbajtjen e konferecës së parë ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button