RMV, u nda çmimi shtetëror “Shën Kliment i Ohrit” për vitin 2021

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u nda çmimi shtetëror “Shën Kliment  i Ohrit” për vitin 2021. Fitues këtë vit janë profesoresha universitare Gjylymsere Kasapi për arritjet në fushën e edukimit dhe arsimit, shkrimtari Jovan Pavlovski, artistja  muzikorore Snezhana Anastasova-Çadikovska dhe Elena Donçeva – piktorja  akademike – kostumografe në fushën e kulturës dhe artit, transmeton Koha.mk.

Pianistja  Snezhana Anastasova-Çadikovska theksoi se ky çmim është mirënjohja më e lartë e cila mund të fitohet nga fusha e kulturës, artit dhe arsimit në shtetin tonë,  sepse ai e mban emrin e Shën Klimentit të Ohrit.

“Vlerësoj se çmimi “Shën Klimenti Ohrit”, është mirënjohja më e madhe që mund ta marrë një krijues nga fusha e artit, kulturës dhe arsimit dhe në për këtë, jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Në ndarjen e çmimeve morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, ministra, deputetë dhe akademikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button